Në Gjermani sulmohen tri xhami brenda dy ditëve

Tri xhami në Gjermani janë sulmuar gjatë dy ditëve të fundit, tha sot një udhëheqës i komunitetit musliman turk.

Në xhaminë Eyup Sultan në Kamen, North Rhine-Westphalia, një grup i krahut të djathtë përdhosën muret e xhamisë me mbishkrime urrejtëse si “jashtë”, tha Mustafa Köse, zyrtar i lartë në Kamen nga Unioni Turko-Islamik për Çështjet Fetare (DITIB).

Në qytetin e Hessenit, Gjermania qendrore, vandalët hodhën gurë në Xhaminë Qendrore të Kasselit.

Së fundmi, në një xhami në Bremen, në veriperëndim të Gjermanisë, një kopje e Kur’anit të shenjtë iu vu zjarri.

“Ekziston frika në tubimet tona dhe zyrtarët fetarë po shqyrtojnë mbylljen e dyerve të xhamisë gjatë kohës së lutjes”, tha Köse.

Duke thënë se policia po heton sulmet, ai shtoi se sulmuesit duhet të arrestohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sulmet ndodhen ne mesin e grupeve islamofobike që fitojnë më shumë pushtet politik në Evropë, si dhe sulmet vdekjeprurëse nëpër xhami në vendet perëndimore, duke përfshirë sulmin në Zelandën e Re këtë mars që mori 51 jetë.

(AA)

Nga e njëjta rubrike