Zekati për të hollat që dikush na i ka borxh

Pyetje: Ju lutem për një sqarim në lidhje me zekatin.

  1. I kam huazuar një miku 4.000 dhe gati 100% jam i sigurt se ai nuk do të mi kthejë ato para. A jam i detyruar të japë zekat për ato para, dmth. a janë ende ato ‘paratë e mia’, megjithëse me gjasë ato janë të humbura?
  1. Gjithashtu, i kam huazuar një shoku tjetër 3.000 dhe ai tash 5 vjet as nuk i ka përmendur as nuk mi ka kthyer. Si mund t’i trajtoj ato? A trajtohen ato si një pasuri për të cilën unë jam i detyruar të japë zekat, sepse ekziston mundësia e kthimit, edhe pse momentalisht nuk i kam në posedim?

 

Përgjigje:

  1. Paratë e huazuara (4.000), për të cilat jeni gati të sigurtë se nuk do të kthehen, nuk hyjnë në llogaritjen e zekatit. Nëse, megjithatë, ju kthehen përsëri, bashkoni me të hollat që i keni pasur vitin e kaluar, dhe nëse e arrijnë nisabin, jepni zekatin për vitin e kaluar, duke e përfshirë edhe shumën e theksuar prej 4.000.
  2. Borxhi i cili nuk kundërshtohet dhe për të cilin pritet të paguhet, trajtohet si borxh i fortë – dhe ai i nënshtrohet zekatit, sikurse paratë në librezën e kursimit, dmth. llogaritet në nisab dhe në totalin e parave që posedohen çdo vit, duke i zbritur borxhet eventuale ndaj personave të tjerë.

Prof. Dr. Enes Ljevaković; Fetve el-emin i BIH dhe myfti i Sarajevës

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike