Çfarë duhet bërë në natën e Kadrit

1. Imam Serahsiu në Mebsutin e tij shënon: “Shumica e sahabëve ishin të mendimit se nata e kadrit është nata e 27-të”. El-Mebsut, vol. III, fq. 128.

2. Imam Ibën Abidini në mbikomentin e tij të shkëlqyer shënon: “Në Miraxhu’d-dirajeh shkruan: Nata e Kadrit është natë e madhe, kërkimi i së cilës është mustehab dhe kjo natë është më e madhja e vitit. Çdo punë e mirë e kësaj natë është baras me 1000 të netëve tjera.”

Radu’l-Muhtar, vol. II, fq. 188. Botimi i Stambollit, 1906.

3. Prej punëve më të mira që duhet bërë sonte e që janë shumë, ndërsa nata është tepër e shkurtër, janë:
– Pastrimi i zemrës me pendesë dhe me rikthim te Zoti i saj,
– akshami, jacia, teravija dhe sabahu në xhami dhe me xhemat,
– leximi i dhikrit të natës së kadrit “Allahumme inneke afuvvun tuhibbul afve feafu anni, pastaj lexim të kuranit, namaz nafile, namaz të tesbihut, lutje, sadaka, etj.
– pastaj lum e lum për atë mysliman i cili sonte do të bëhet sebep për largim të një halli e brenge të dikujt, duke i larë një borxh apo edhe duke i ndihmuar në atë që ai ka nevojë, edhe nëse s’mund ta shpreh.

4. Qershia mbi tortë e kësaj nate të madhe le të jetë: mos pushojmë së lexuari salavate dhe selame për njeriun i cili është sebep i imanit tonë, islamit tonë dhe që do të jetë edhe sebep i xhenetit tonë. Allahumme sali ala Muhammed ve ala ali Muhammed!

Urime nata e madhe dhe Allahu kabull gjithë adhurimet!

Përmblodhi: Hazir Selmani.

 

Nga e njëjta rubrike