Çdo virtyt i ka frytet e veta

Fryti i imanit është vepra e mirë, fryti i diturisë është bindja, fryti i dijes është përulësia, fryti i lidhjes vëllazërore është dhembshuria, fryti i sinqeritetit është këmbëngulja, fryti i asketizmit është fisnikëria dhe fryti i bindjes është përkushtimi i plotë.

Nëse këto virtyte nuk japin fryt, atëherë ato janë vetëm pretendime të zakonshme për të cilat vlen ky mesazh paralajmërues:

Jeto si të duash, por dije se do të vdesësh.

Duaje kënd të duash, por dije se do të ndahesh prej tij.

Vepro çka të duash, por dije se do të ballafaqohesh me veprat tua.

Perktheu:  Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike