Agjërimi i personit i cili nuk fal namaz

PYETJE: Esselamu alejkum.

Mua më intereson se a është i vlefshëm agjërimi i një personi i cili nuk fal namaz?

Pas 20 vjetësh, falënderoj Zotin, përsëri kam filluar të agjëroj, dhe tash është dita e pestë e ramazanit që po agjëroj pa asnjë vështirësi. Mirëpo, unë nuk falem, por kam dëshirë të mësoj dhe tashmë kam filluar në këtë drejtim. Nga disa burime kam lexuar se një person i cili nuk falet, derisa agjëron nuk ka asnjë shpërblim, ndërsa diku madje thekson se personi i tillë është jobesimtar. Nga ana tjetër, unë e di premtimin e Allahut të Plotfuqishëm, se agjërimi është i Tij dhe Ai shpërblen për të.

A mund të më shpjegoni vlefshmërinë e agjërimit të personit i cili nuk falet, por e ka bërë nijet dhe është duke mësuar për të filluar namazin?

I Plotfuqishmi ju shpërbleftë për përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:

Qëllimi i agjërimit është që të arrihet takvallëku – devotshmëria dhe mbrojtja nga mëkatet, ndërsa personi i cili nuk fal namaz, nuk mund të përshkruhet si i devotshëm dhe i mbrojtur nga mëkatet (sepse mosfalja e namazit është një nga mëkatet e mëdha), kështu që vetëm agjërimi pa namaz vështirë se mund ta arrijë qëllimin e pritur.

Por, Allahu është i mëshirshëm dhe mund ta mëshirojë agjëruesin e tillë dhe ta pranojë agjërimin e tij. Thotë Allahu i Plotfuqishëm: “Ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohë atë.”

Nëse kryhet një mëkat (lënia e namazit), kjo nuk do të thotë se duhet të kryhen edhe mëkate të tjera (lënia e agjërimit, etj.). Prandaj, ju duhet të agjëroni dhe t’i luteni Allahut që t’ua pranojë agjërimin dhe veprat e tjera të mira, si dhe t’ua lehtësojë, që të filloni ta falni namazin dhe t’i kryeni edhe detyrat tjera islame.

 

Dr. Enes Ljevaković; num.com

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

 

Nga e njëjta rubrike