Stërvitni zemrën tuaj!

Është e natyrshme të kesh ndjenja armiqësore, zemërimi dhe xhelozie, por menaxhimi i këtyre ndjenjave mund t’ju robëroj apo çliroj. Nëse iu nënshtroheni këtyre ndjenjave, do të ushqeni një përbindësh i cili do ta zhyt zemrën tuaj me fëlliqësira siç është urrejtja. Nëse e kuptoni se këto emocione janë si ujërat e zeza që duhet t’i pastroni nga zemra e juaj, atëherë do të çliroheni nga prangat e xhelozisë dhe armiqësisë.

Mësoje zemrën të falë!

Mësoje zemrën të çlirohet!

Mësoje zemrën tënde të mos xhelozojë dhe të ndjejë kënaqësi për të tjerët!

Stërvitja e zemrës i ngjason stërvitjes së trupit sikur në peshëngritje. Doemos në fillim të filloni me pesha të vogla. Në fillim do të ndjeni dhimbje, nganjëherë edhe të padurueshme, por me këmbëngulje dhe përpjekje të vetëdijshme mund ta arrini forcën dhe qëndrueshmërinë.

Fuqia emocionale që do ta arrini, do t’ju ndihmojë t’i kapërceni këto ndjenja të armiqësisë dhe zemërimit.

Çdo ditë, përveç ibadeteve të detyrueshme, ndani nga disa minuta për ta pastruar zemrën tuaj nga këto emocione siç janë xhelozia, zemërimi dhe armiqësia që do t’i shkatërrojnë marrëdhëniet tuaja dhe në fund të fundit do të shkatërrojnë dunjallëkun dhe Ahiretintuaj.

Autore: HalehBanani
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.info]

 

 

 

Nga e njëjta rubrike