Ramazani

Mbani në mend se Allahu nuk ka nevojë për agjërimin, lutjet ose leximin tonë të Kur’anit.Këto veprime  kanë për qëllim t’i zbusin epshet tona, të na ndihmojmë të bëhemi të durueshëm dhe të bëhemi më të ndjeshëm dhe shpirtërisht të pastër. Ne jemi kaq me fat që në Islam, ne i kushtojmë një muaj të tërë përmirësimit, pastrimit të zemrave tona dhe forcimit të fuqisë së vullnetit tonë.

Ndërsa kalojmë nëpër çdo ritual dhe veprim, le ta pyesim veten: “Çfarë mësimi kuptimplotë duhet të marr nga kjo?”

Në vijim janë disa shembuj:

  1. Mësimi nga agjërimi është të jemi në gjendje ta kontrollojë veten kur ballafaqohemi me ndonjë formë tundimi. Gjithashtu na bën më të durueshëm në çdo fushë të jetës sonë dhe na ndihmonnë ndërtimin e muskujve të disiplinës.
  2. Mësimi nga namazi dhe lutjet është që besimin tonë ta mbështesim vetëm te Krijuesi ynë dhe të bëhemi të qëndrueshëm në mes të të gjitha shqetësimeve. Gjithashtu bën që t’i japim përparësi Krijuesit tonë mbi çdo gjë tjetër që duam për t’u bërë të përulur duke kuptuar se gjithçka arrihet me anë të vullnetit të Tij.
  3. Mësimet nga leximi i Kur’anit është marrja e udhëzimeve për etikën dhe moralin. Po ashtu ka të bëjë me modelimin e të gjitha karakteristikave të bukura që janë të vlerësuara dhe të qëndrojmë larg atyre nga të cilët jemi paralajmëruar.

Herën tjetër kur të jemi të angazhuar në një akt adhurimi, le të jemi më të vetëdijshëm për mësimet që supozojmë t’i mësojmë dhe të mundohemi që çdo ritual dhe veprim të ndikojë në përmirësimin e karakterit tonë sa do qoftë e vogël të jetë.

 

Autore: HalehBanani
Plrktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.info]

 

Nga e njëjta rubrike