Zhvillohet ne qytetin e Pukes tribune fetare me rastin e muajit Ramazan

Ne kuader te muajit Ramazan Myftinia Puke ne bashkepunim dhe beshtetjen e Keshillit te Bashkesise Islame Prizren u organizua ne qytetin e Pukes Tribuna e Ramazanit. Ne kete aktivitet nderuan me pjesemarrjen e tyre: Myftiu i Pukes Gezim Kopani, N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Lauren Luli, Kryetari i Keshillit te Bashkesise Islame Prizren Besim ef Berisha i cili shoqerohej nga Sekretari i KBI Prizren Orhan Beslimaj, Faruk Ukallo etj. Pas kendimit te Kur’anit nga hafizi Daut Lezini fjalen pershendetese e beri Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili pasi falenderoj zyrtaret dhe mysafiret e ardhur ne kete aktivitet duke filluar nga N/Kryetari i KMSH-se H.Lauren Luli, Kryetarin e KBI Prizren Besim ef, Berisha sebashku me koleget e tij, nder te tjera tha: “… Muaji ramazan eshte muaji i miresise, muaji i solidaritet, dhe ne sot sebashku me KBI-Prizren zhvillojme kete tribune dhe per kete falenderoj Kryetarin e saj Besim ef Berisha i cili po ashtu sot ndihmoj disa familje ne nevoj ne qytetin e Pukes.”

Ndersa N/Kryetari i KMSH-se Lauren Luli pasi percolli pershendetjen e Kryetarit te KMSH-se H.Bujar Spahiu nder te tjera tha: “Pergezoj Myftinin e Pukes per kete organizim si dhe Keshillin e Bashkesise Islame te Prizren per kete bashkepunim te shkelqyer duke qene keshtu edhe me prane besimtareve dhe qytetareve te rrethit te Pukes.

Ndersa Kryetari i KBI – Prizren Besim ef. Berisha pasi falenderoj perfaqesuesin e KMSH-se per prezencen e tij si dhe Myftinin e Pukes per organizimin dhe bashkepunimin nder te tjera tha: “…Edhe pse ne dogane kemi treguar leter njoftimin ne jemi nje. Jemi ketu ne qytetin e Pukes per te treguar solidaritetin tone me besimtaret e zones se Pukes...”

Me shume interes u ndoq kumtese e hoxhe Dr. Orhan Beslimaj i cili ne kumtesen e tij foli mbi miresit e muajit Ramazan dhe shembullit te profetit Muhammed a.s.  E njejta gje ndodhi edhe me kendimet e ilahive te kenduara nga dy vellezerit Deniz dhe Menduh Allajbeg.

Ne fund te takimi Myftinia Puke ne shenje falenderimi dorzoi disa tituj falenderimi per Kryetarin e KBI-Prizren Besim Berisha etj. Ne fund me kontributin e Keshillit te Bashkesise Islame Prizren dhe organizimin e Myftinise Puke u shtrua nje iftare per agjeruesit e ramazanit.

Puke; 19.05.2019

 

Nga e njëjta rubrike