Le t’i përmirësojmë marrëdhëniet fqinjësore

Islami na mëson që t’i përmirësojmë çështjet e besimit me të gjithë njerëzit përreth nesh, qoftë në shtëpi, në shitore, në punë, në rrugë ose në ndonjë rast tjetër, sepse i Madhërishmi thotë:

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim);silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët eafërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që kambetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj…” (En-Nisa, 36)

Islami i dha rëndësi të madhe komshiut, këtë e konfirmojnë fjalët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem:

”Xhibrili vazhdimisht më ka porositur për komshiun,saqë kam menduar se do t’i jep të drejtënedhe në trashëgimi.(Muslimi)

Islami na nxit marrëdhënie të mira me fqinjët nëpërmjet shumë detyrimeve ndaj tij, në vijim do t’i përmendim vetëm disa prej tyre:

  • Mos e shqetësoni me fjalë apo vepra, meqë Islami e ka ndaluar shqetësimin e komshiut. Në këtë drejtim Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit le të mos e shqetësoj komshiun.” (Buhariu)

Nuk lejohet shqetësimi i komshiut, hedhja e mbeturinave në oborrin e tij, fyerja, zemërimi, shikimi i asaj që i ndalohet nga gjinia femërore, në prezencë apo mungesë të komshiut.

  • Obligohet me mirëqenie, vlerësim aq sa është e mundur, meqë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kushdo që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le të jetë i sjellshëm me komshiun e tij.” (Muslimi)

  • Duhet të interesohet për gjendjen shëndetësore dhe financiare të komshiut dhe të merr pjesë në ushqimin dhe veshmbathjen e tij. Gjithashtu preferohet që kohë pas kohe ta qerasë me ushqim që e ka përgatitur për familjen e vete.

Për këtë na flet Ebu DherriradijAllahuanhu i cili transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Kur të gatuani supë me mish, shtoni edhe pak ujë dhe ndani atë me fqinjët tuaj.” (Muslimi)

Muslimani i mbështet fqinjët e tyre dhe gjithmonë përpiqet të jetë në marrëdhënie të mira fqinjësore, sepse e di se është obligim i tij. Ai bashkëpunon me fqinjët e tij dhe i ndihmon në vepra dhe aktivitete të mira, të bukura dhe të dobishme.

 

Burim:akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.info]

 

 

Nga e njëjta rubrike