Izraeli ka shkatërruar mbi dhjetë mijë dokumente dhe libra rreth historisë palestineze

Gjatë sulmeve ajrore në fillim të muajit Maj, Në Gaza u bombardua një nga qendrat më të rëndësishme kulturore(Qendra për hulumtim dhe dokumentin “Abdullah el-Hurani”). Aty ishin të strehuara dokumente rreth historisë palestineze. Ndërsa janë shkatërruar mbi dhjetë mijë dokumente dhe libratë rëndësishme.

Kjo qendër funksiononte rreth Organizatës për çlirimin Palestinez (OÇP). Qendra 22 vite kishte punuar rreth dokumentimit të të dhënave për historinë dhe kulturën palestineze, ndërsa këto ditë ishin në përfundim e sipër për botim edhe dy libra rreth kësaj teme.

Drejtori gjeneral i këtij institucioni, NahidZekut ka theksuar se para së gjithash bëhet fjalë rreth qendrës për hulumtim, e cili ka organizuar një sërë konferenca për shtyp dhe seminare rreth emigrantëve palestinez.

Izraeli me bombardimin e kësaj qendre ka shkatërruar mbi dhjetë mijë libra, dokumente dhe materiale të tjera arkivore, në mes të cilave edhe dokumente shumë të rralla. Ne besojmë se sulmi mbi këtë qendër paraqet sulm mbi kulturën palestineze – theksoi NahidZekut.

Ndërtesa katër katëshe, e vendosur në rrethin Er-Rimal të Gazës, u shkatërrua më 4 maj. Gjatë sulmeve dyditore izraelite në Gaza më 4 dhe 5 maj të këtij viti, të paktën 25 palestinezë kanë humbur jetën, duke përfshirë tre gra shtatzëna dhe dy foshnje, dhe më shumë se 150 vetë u plagosën. Ministria palestineze e kulturës, pas një sulmi ndaj Qendrës, në një deklaratë njoftoj se ky sulm paraqet një krim lufte sistematike që synon shkatërrimin e kujtesës së popullit palestinez.

 

Burimi: avaz.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.info]

 

Nga e njëjta rubrike