Agjërimi mund të krahasohet me jetën tonë

Agjërimi fillon me namazin e sabahut dhe atëherë është më e lehtë të agjërohet, sepse sapo ka filluar. Ne sapo të lindim, jeta është e lehtë, prindërit tanë bëjnë gjithçka për ne, ndërsa ne jemi të lumtur dhe të qetë.

Kur agjërimi vazhdon ai na shkakton uri në stomakun tonë, që në realitet paraqet vuajtje për shkak të mëkateve tona, në fund të së cilës një gllënjkë uji që rrjedh poshtë fytit të etur sjell shumë gëzim në zemrat tona.

Ngjashëm me këtë, duke vazhduar jeta jonë edhe tundimet bëhen më të mëdha, por sa më të vështira që të jenë tundimet, ne i marrim edhe shpërblimet më të mëdha, dhe gjithçka varet nga mënyra se si ne i përballojmë këto tundime. Edhe kur bëhet e vështirë dhe e mundimshme, agjëruesi e vazhdon, sepse e di se në fund të ditës agjëruesin e pret uji i  ftohtë.

Sa më e vështirë të bëhet jeta e jonë, ne duhet të përqendrohemi më shumë në xhenet dhe në takimin me Krijuesin tonë, në Ditën kur të gjitha brengat do të zhduken dhe kur zemra e besimtarit do të gjejë paqe të përjetshme.

Tani mendoni për hadithin vijues të Pejgamberit (savs):

„Agjëruesi i përjeton dy gëzime: kur të hajë iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e vet gëzohet për agjërimin e vet (për shpërblimin)”. (Buhariu dhe Muslimi) 

Ibrahim Menk; IslamBosna.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike