Paragjykimet

Një ditë prej ditësh, shoferii autobusëve shkoi tegarazhi i autobusëve, e nisi autobusin e tij, dhe nisi itinerarin e planifikuar. Nuk kishte asnjë problem gjatë ndaljeve të para – disa njërëz hyrën të tjerë dolën, dhe gjërat përgjithësisht vajtën mirë.

Por gjatë ndalimit të ardhshëm, në autobus hyri një njeri shtatmadh dhe i zhvilluar, i cili ia nguli sytë shoferit dhe i tha: “Xhoni i madh nuk paguan!” dhe u ul në karrige.

Harrova t’ua përmendi se shoferi ishte shtatvogël dhe me konstruksion të dobët! Normalisht, shoferi nuk bëri zë as që polemizoi me Xhonin e madh, edhe pse nuk ishte i lumtur me ngjarjen.

Ditën e nesërme ndodhi  e njëjta gjë –Xhoni i madh hyri në autobus, bëri shfaqje që nuk paguan dhe u ul në karrige. Edhe ditën e nesërme, edhe ditën më pas, e njëjta gjë.

Kjo shkoi aq larg, saqë shoferi i autobusit filloi ta humb rehatinë dhe gjumin për shkak të Xhonit të madh. Përfundimisht, ai më nuk mund të duronte dhe filloi të ndjek kurse të ndryshme për karate, xhudo etj.

Kah fundi i verës, shoferi ndjehej mjaftë i fortë, dhe kishte fituar bindje dhe vetëbesim.

Kështu, të hënën e ardhshme, Xhoni i madh hyri sërish në autobus dhe tha, “Xhoni i madh nuk paguan!” Shoferi i irrituar u çua dhe në një mënyrë të zemëruar dhe të ashpër tha, “E pse nuk paguan?!”

Me një pamje paksa të çuditur, Xhoni i madh iu përgjigj, “Xhoni i madh ka biletë autobusi.”

MORALI I TREGIMIT:

Morali i këtij incidenti / historie është mjaft evidente. Sidoqoftë, është një mësim që shumë prej nesh sikur nuk e përfillin në aktivitetet dhe punët e jetës sonë të përditshme.

Ne mësojmë nga ky incident se njeriu nuk duhet të ngutet në marrjen e supozimeve dhe gjykimin e një situate ose të një individi nga ajo që duket e dukshme.

Është e domosdoshme që besimtari të ketë mendimin të mirë rreth të afërmeve.

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë se ngutja është prej shejtanit, ndërsa qetësia prej Allahut të Madhëruar.

Si përfundim, duhet të merren në konsideratë të gjithë faktorët që të shmanget ngutja në gjykimin e një personi. Në vend të kësaj, ne duhet ta kemi çështjen e qartë qeta evitojmë paragjykimin dhe akuzat e rreme për dikë.

Burimi: Haqislam
Përshtati: Lutfi Muaremi

[Islampress.info]

 

Nga e njëjta rubrike