Dy organet më të mira dhe dy më të këqija te njeriu!

Lukmani i urtë ishte një rob abisinas me profesion zdrukthëtar. Një ditë pronari i tij e urdhëroi që ta therte një qengj, dhe ai e bëri.

Pastaj i tha:

“Sillmi dy organet më të mira (më të shijshme) të cilat gjenden te qengji”, dhe ai ia solli gjuhën dhe zemrën e qengjit!

Pas disa ditësh, pronari përsëri e urdhëroi Lukmanin ta therte një qengj. Dhe ai e theri qengjin, kurse pronari përsëri tha:

“Sillmi dy organet më të këqija (më të neveritshme) të cilat gjenden te qengji”, dhe ai përsëri para tij i solli gjuhën dhe zemrën.

Atëherë pronari i tha:

“Kur të kërkova të mi sjellësh dy organet më të mira, ti ma solle gjuhën dhe zemrën. Pastaj, kur të kërkova të mi sjellësh dy organet më të këqija, ti përsëri ma solle gjuhën dhe zemrën, pse kështu?”

Lukmani u përgjigj:

“Me të vërtetë, nuk ka asgjë më të mirë se këto dy organe kur janë të mira, por gjithashtu nuk ka asgjë më të shëmtuar se këto dy organe kur janë të këqija.”

(Kisasuz-zahidine vez-zahidat, fq. 18.) Menhexh

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

 

 

Nga e njëjta rubrike