A mund të bëhet djaloshi imam i të rriturve në namaz?

Pyetje: Hyra në xhami dhe gjeta një grup të rinjsh, ndër të cilët më i madhi ishte 12 vjeç, a lejohet që ky djalë të jetë imam në namaz?

Përgjigje: Është e lejueshme që të jetë imam një djalosh që e kupton namazin, bazuar në fjalën e Pejgamberit (savs): “Le tu prijë njerëzve në namaz, ai i cili di më shumë Kuran.”

Gjithashtu, hadithi të cilin e ka regjistruar imam Buhariu nga Amër ibn Seleme El-Xhurmij (r.a.), se ka thënë: ‘Babai im erdhi nga i Dërguari i Allahut dhe tha se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kur të hyjë koha e namazit, le t’ju prijë juve në namaz, ai i cili di më shumë Kuran.” Ai tha: ‘Dhe ata shikuan por nuk gjetën që dikush dinte më shumë nga Kurani sesa unë, kështu që më vendosën si imam, dhe unë isha 6 ose 7 vjeç.’”

Fetva e Komitetit të Përhershëm: Fetvaja nr. 4285, vëllimi 7, fq. 393.

https://svjetlo-dunjaluka.com//

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

 

Nga e njëjta rubrike