Mu’xhizet e pashtershme të Besmeles

Sa herë që të studiohet Besmeleja, aq më shumë shfaqen mu’xhize rreth saj. Besmeleja përbëhet nga nëntëmbëdhjetë shkronja. Besmeleja është përdorur në fillim të kaptinave, dhe është tregues i pandryshueshmërisë së kodit dhe mrekullisë matematikore. Tani, le t’i shqyrtojmë strukturat matematikore të Besmeles bazuar në kodin 19. Besmeleja e cila është një frazë e cila përsëritet nga qindra miliona njerëz anembanë botës, është një thesar i diamanteve të shkëlqyeshme. Le t’i shqyrtojmë fjalët të cilat e formojnë Besmelen dhe kodin e tyre matematikor:

Numri Shkronjat e fjalës Numri i shkronjave Vlera matematikore e shkronjave Total
1 Ba, Sin, Mim 3 2, 60, 40 102
2 Elif, Lam, Lam, He 4 1, 30, 30, 5 66
3 Elif, Lam, Ra, Ha, Mim, Nun 6 1, 30, 200, 8, 40,50 329
4 Elif, Lam, Ra, Ha, Je, Mim 6 1, 30, 200, 8, 10, 40 289
  Total 19   786

 

Vlera matematike e pjesëve të Besmeles që e përbëjnë emrat “Allah”, “Rahman” dhe “Rahim”, është i pjesëtueshëm me numrin 19.

Vlera matematike e pjesëve të besmeles, që përbëjnë emrat e Allahut:

Allah Rahman Rahim Total
66 329 289 684 (19×36)

 

Ekzistojnë shumë fenomene matematike të numrit nëntëmbëdhjetë lidhur me Besmelen. Disa nga ato fenomene janë si vijojnë:

  1. Nëse pas numrit rendor të secilës fjalë e shkruajmë numrin e shkronjave në fjalën përkatëse të Besmeles që përbëhet prej 19 shkronjave, do të fitojmë numër tetë shifror i cili pjesëtohet me numrin 19:

1 3 2 4 3 6 4 6 = 19 x 19×36686

  1. Tani nëse i zëvendësojmë numrat të shkronjave të fjalëve dhe i vendosim vlerat matematikore të atyre fjalëve. Numri pesëmbëdhjetë shifror të cilin do ta fitojmë me vendosjen e vlerës matematikore pas numrit rendor të secilës fjalë, përmban numrin nëntëmbëdhjetë:

1 102 2 66 3 329 4 289 = 19 x 5801401752331

  1. Tani në vend të vlerave të përgjithshme matematikore nga shembulli i dytë, do t’i vendosim vlerat matematikore të secilës shkronjë në veçanti. Për shembull: në vend të numrit 102 që është vlera matematike e fjalës së parë, nëse i vendosim numrat 2, 60, 40, që janë me vlerë matematikore të tri shkronjave të asaj fjale. Numri tridhjetë e shtatë shifror që do ta fitojmë si rezultat, plotpjesëtohet me numrin nëntëmbëdhjetë. (Këtë zgjidhje mund ta kontrolloni me ndihmën e programit kompjuterik që mund t’i pjesëtojë numrat e gjatë. Neve na intereson se a do të paraqiten në mesin e jobesimtarëve ata të cilët do të pohojnë se para 1400 viteve, Muhamedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka poseduar një program të këtillë!)
  2. Tani, në vend të numrit të shkronjave në secilën fjalë – që e bëmë në shembullin e parë, do ta vendosim numrin e përgjithshëm të shkronjave prej fillimit të Besmeles. Për shembull, numri 4 paraqet numrin e shkronjave në fjalën e dytë e vendosim numrin 7, që paraqet numrin e shkronjave prej fillimit të Besmeles e deri në fund dhe fjalët tjera me radhë. Ky numër dhjetëshifror gjithashtu pjesëtohet me numrin 19:

1 3 2 7 3 13 4 19 = 19 x 69858601

  1. Tani, në vend të vlerës matematikore të secilës fjalë siç e bëmë në shembullin e dytë, do ta vendosim vlerën e përgjithshme matematikore prej fillimit të Besmeles. Si rezultat do të fitojmë numrin gjashtëmbëdhjetë shifror i cili po ashtu pjesëtohet me numrin 19. Mandej e përdorim vlerën totale matematikore, sikur në shembullin e katër:

1 102 2 168 3 497 4 786 = 19 x 58011412367094.

  1. Në shembullin e tretë, e përdorën vlerën matematikore të secilës gjalë pas numrit serik të secilës fjalë. Tani, le t’i shkruajmë përpara tyre vlerat matematikore, numri i shkronjës të vlerës matematikore. Rezultati deri te i cili kemi arritur, po ashtu pjesëtohet me numrin 19:

112260340 21123033045 311230320048540650 411230320048510640 = 19 x 590843895848581…

  1. Tani, shtoni numrin e shkronjave dhe vlerat matematikore të shkronjave në dy shembujt e parë. Mandej shkruani numrin total pas numrit serik të fjalës. Për shembull merr numrin 3, që është totali i shkronjës së fjalës së parë dhe 102, që paraqet vlerën matematikore të tre fjalëve. Shto 3 dhe 102. Fitohet 105. Shkruaje këtë numër (105) pas kësaj fjale. Ky numër është plotë pjesëtueshëm me numrin 19.

1105 270 3335 4295 = 19 x 5817212281805

  1. Nëse e shkruani numrin serik të secilës fjalë të Besmeles prej 1 deri 19 pas vlerës matematikore të secilës shkronjë të Besmeles, do të fitoni një numër gjashtëdhjetë e dy shifrorë që plotpjesëtohet me nnumrin 19.

2 1 60 2 40 3 1 4 30 5 30 6 5 7 1 8 30 9 200 10 8 11 40 12 50 13 1 14 30 15 200 16 8 17 10 18 40 19 = 19 x 113696858647648…

  1. Nëse pas vlerës matematikore të secilës shkronjë e shkruajmë numrin rendor (prej 1 deri në 19) të asaj shkronje në Besmele, do të paraqitet numri me gjashtëdhjetë e dy shifra i cili pjesëtohet me numrin 19:
    21 602 403 1 14 305 306 57 2 18 309 20010 811 4012 5013 3 114 3015 20016 817 1018 1019 4 = 19 x 113696858496344…
  2. Në shembullin e nëntë, ne e shkruam numrin serik të fjalëve (1, 2, 3, 4) pas vlerave matematikore dhe numrin e shkronjave. Tani, nëse i zëvendësojmë numrat serik të fajlëve me vlera matematikore të secilës fjalë (102, 66, 329, 289). Numri që do t afitojmë, sërish pjesëtohet me numrin 19:
    21 602 403 102 14 305 306 5766 18 309 20010 811 4012 5013 329 114 3015 20016 8 17 1018 4019 289 = 19 x 113696858432332…

Abdullah Arëkmerret në detaje me strukturën matematikore të Besmeles në librin e tij, “BeyondProbability.” Tani këtu ne do të mjaftohemi me kaq, meqë më tepër detaje mund të bëhen mërzitshme dhe mund t’i ngatërrojnë lexuesit.

Veçoritë e versetit që përbëhet nga 19 shkronja dhe 4 fjalë janë mahnitës. Ashtu siç kujtojmë mëshirën e Allahut sa herë që themi “Bismillahirrahmanirrahim” (Me emrin e Allahut, të Gjithë mëshirshmit, Mëshirëplotit), na kujtohet mëshira e pakufishme e Allahut. Besmeleja e cila me 19 shkronjat e saj shkëlqen përmbi secilën kaptinë, është pjesë e rëndësishme e fenomenit të numrit 19 i cili bën roje mbi Kur’anin.

“Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë.” (Muddeththir, 30)

Burimi: quranmiracles
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.info]

Nga e njëjta rubrike