Studim: Islami zyrtarisht është religjioni më i pranuar në botë

Sipas një studimi nga qendra PEW në Washington, Islami zyrtarisht është religjioni më i pranuar, sepse shumica e kombeve të krishtera jo zyrtarisht e mbështesin fenë e tyre.

Në të gjithë botën, 27 qeveri zyrtarisht e kanë njohur Islamin, ndërsa 13 e kanë njohur krishterimin. Nga 40 qeveritë që kanë njohur një fe si shtetërore, 28 prej tyre financiarisht e mbështesin krishterimin.

Janë analizuar 199 shtete dhe është konstatuar se 43 shtete kanë fe zyrtare, 40 kanë një fe që preferojnë, 106 shtete nuk kanë fe që mbështesin, ndërsa 10 shtete kanë disponim armiqësor ndaj institucioneve fetare.

Në këto 10 shtet janë Kina, Kuba, Koreja e Veriut, Vietnami dhe disa ish republika sovjetike.

“Në disa raste, fetë shtetërore kanë rol të natyrës ceremoniale, por dallimi është i dukshëm kur bëhet fjalë për të drejtat dhe gjendjen e taksave, pronësinë e pasurive të paluajtshme dhe pronat e tjera, si dhe qasjen në mbështetjen financiare nga shteti. Qeveritë që kanë vendosur një fe si kryesore, ato sipas saj i rregullojnë praktikat fetare, ndërsa i kufizojnë ose i ndalojnë grupet fetare të pakicave. Shumica e vendeve në botë janë neutrale kur bëhet fjalë për fenë”, thuhet në studim.

Qendra PEW gjithashtu ka paraqitur të dhëna, në të cilat parashikohet se muslimanët do të jenë me numër më të madh se të krishterët deri në vitin 2070, sepse Islami është feja me rritje më të shpejtë në botë, dhe në vitin 2010, 1.6 miliardë njerëz janë deklaruar si muslimanë, që përbëjnë 23 % të popullsisë.

Të krishterë kishte 2.2 miliardë, që janë 31% e popullsisë, por studimi thotë se muslimanët kanë më shumë fëmijë, dhe për këtë shkak Islami do të jetë fe e shumicës.

Rreth 62 % e muslimanëve jetojnë në Indonezi, Indi, Pakistan, Bangladesh, Iran dhe Turqi. Deri në vitin 2050, India do të ketë numër më të madh muslimanësh nga Indonezia, e cila konsiderohet si shteti më i madh islamik.

Klix.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

 

Nga e njëjta rubrike