Leximi i Kuranit në vetvete, pa i lëvizur buzët

Pyetje: Es Selamu alejkum!

A është i vlefshëm namazi nëse namazfalësi i lexon ajetet në vetvete, d.m.th. vetëm me mendime, pa i lëvizur buzët?

Përgjigje: Ve alejkumus selam!

Nëse Kurani në namaz lexohet vetëm duke menduar, pa i lëvizur buzët, namazi nuk do të jetë i vlefshëm, sepse mungon një pjesë përbërëse e namazit – leximi (kiraeti), pasiqë mendimi për disa ajete të Kuranit nuk është lexim i Kuranit.

Ekziston ndryshim i rëndësishëm midis mendimit dhe shqiptimit të fjalës. Këtë e dëshmon hadithi i cili thotë se një person nuk do të jetë përgjegjës për mendimet e këqija që i vijnë atij, për dallim nga fjalët e shqiptuara. Prandaj, mendimi dhe fjala e shqiptuar nuk janë të njëjta.

Në namaz kërkohet leximi i Kuranit (me zë ose në vetvete, në varësi të llojit të namazit), dhe jo vetëm mendimi për disa ajete të Kuranit.

(Shënim i përkthyesit: Këtu mendoj mund të trajtohet edhe çështja e dhikrit me tesbih që bëhet në fund të namazit, kur i sheh disa që i lëvizin kokrrat e tesbihut, ndërsa gojën e kanë të mbyllur!)

Përgjigjet: Muftiu i Sarajevës, Prof. Dr. Enes Ljevakoviç

Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

 

Nga e njëjta rubrike