Tri gjëra të qortuara, të cilat janë të pranishme në xhamitë tona, te xhemati

1 – Së pari, është e qortuar ulja i mbështetur në pëllëmbën e majtë pas shpinës, dhe ne shohim se në xhamitë tona shumë veta ulen kështu, p.sh. gjatë dëgjimit të hutbes. Kjo është qortuar nga Pejgamberi (savs), për më tepër, ky është imitim i hebrenjve, sepse ata veprojnë kështu.

Nuk prish punë ulja i mbështetur në dorën e djathtë ose me shuplakë të mbyllur, por duhet t’i shmangemi të përmendurës më lart.

2 – Së dyti, është e qortuar falja e namazit me mëngë të përvjela, edhe kjo, shihet shpesh në xhamitë tona. Njerëzit vijnë në xhami me këmisha me mëngë të gjata dhe pastaj i përvjelin kur fillojnë faljen. Hadithi i Pejgamberit (savs), këtë e ndalon.

3 – Gjithashtu, sipas hadithit, të cilin e regjistron Buhariu, është e qortuar të mblidhen flokët dhe rrobat gjatë faljes dhe gjatë rënies në sexhde. Ne shohim disa xhematlinj me flokë të gjata që ato i lidhin në bisht dhe ashtu e falin namazin, edhe kjo është mekruh. Nëse mashkulli ka flokë të gjata, duhet t’i lëshojë në namaz dhe ashtu të falet.

Nuk ka pengesë falja e namazit me mëngë të shkurtra, as lidhja e flokëve para dhe pas namazit, mos të keqkuptohemi…

Allahu i Plotfuqishëm e di më së miri.

Prof. Sanin Musa;

Përkthim: Miftar Ajdini

Nga e njëjta rubrike