Më lehtë është evitimi i mëkatit se pendimi për të

Transmetohet se HasanelBasri ka thënë: “Çuditem me atë të cilin e ka goditur ndonjë e pakëndshme, si i harron këto pesë ajete Kur’anore, edhe pse dihet se Allahu ka premtuar nëse ato lexohen kur t’i godet ndonjë e pakëndshme:

  1. “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, medëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të tëlashtave! Prandaj,përgëzoji të duruarit,të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemidhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti ityre; ata janë në rrugën e drejtë!” [El Bekare, 155-157]
  2. Shpërblim kanë edhe ata të cilëve njerëzit hipokritë uthanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandajfrikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Nevena mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”[Ali Imran, 173]
  3. “Ju së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! Unë çështjentime ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet”.Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre,ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë.”[El-Gafir, 44.-45]
  4. “Kujtoje Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoise Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zottjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kamgabuar!”Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu,Ne i shpëtojmë besimtarët.”[El-Enbija, 87.-88]
  5. “Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dheteprimin në punën tonë, na i forco këmbët dhe nandihmo kundër popullit jobesimtar!”Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dheshpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.”[Ali Imran, 147.-148]

Në prezencë të Hasanel-Basrit është përmendur njeriu i cili pas njëmijë vite vuajtje në Xhehennem, del nga zjarri, dhe Hasani të ketë thënë: “Sikur të isha si ky njeri.”

Duke folur rreth lexuesve dhe bartësve të Kur’anit, Hasanel-Basri ka thënë: “Tre lloje janë bartësit e Kur’anit: ata që e konsiderojnë si mall tregu, që enden nga vendi në vend dhe përmes Kur’anit kërkojnë nga njerëzit thërrimet e dynjasë; ata që e kanë mësuar mirë tekstin kur’anor dhe kujdesen për rregullat e texhvidit, por nuk i përmbahen rregullave dhe kufijve që i caktoi Kur’ani. Të shumtë janë shembujt e tillë, Allahu ua pakësoftë numrin! Dhe ata që e lexojnë Kur’anin, ndërsa ilaçin e tij e vendosin në zemrat e sëmura, qëndrojnë gjithë natën duke e lexuar në namaz dhe vajtojnë duke e lexuar, të tillëve Allahu ua rrit nënshtrimin, përulësinë dhe frikërespektin. Betohem në emër të Allahut, të tillë janë më të rrallë në tokë se sa perlat e  kuqe. Allahu përmes tyre lëshon shi, jep fitore dhe i largon të pakëndshmet.”

Hasani ka thënë: “Në të vërtetë, njeriu është i çuditshëm, engjëjt që i shënojnë veprat i qëndrojnë pranë kokës, gjuha e tij është penda e tyre, pështyma e tij mereqepi, ndërsa ai akomaflet për atë që nuk ka lidhje me të.”

Hasani gjithashtu ka thënë:“Njeri, nuk do ta plotësosh besimin deri sa ta lësh përgojimin e njerëzve të tjerë, defektet dhe mangësitë e tyre të cilat i posedon edhe vetë, dhe deri sa t’i ndreqësh ato defekt në vetvete. Nëse vepron ashtu, do të zbulosh shumë të meta në vetvete që duhet t’i përmirësoni. Nëse vepron kështu, atëherë do të merresh me mangësitë tua dhe nuk do të merresh me mangësitë e tyre. Dhe dijeni se Allahu më së shumti i do ata njerëz të cilët punojnë në përmirësimin e mangësive personale.”

Kur u pyet rreth llojeve të njerëzve, Hasanel-Basri ka thënë: “Njerëzit janë tre llojesh: ata që janë sikur ushqimi – pa ta nuk mundesh; ata që janë sikur ilaçet – të duhen kohë pas kohe; dhe ata që janë sikur sëmundjet – asnjëherë nuk i do në afërsi.”

Duke folur rreth mëkateve, tha: “Më lehtë është evitimi i mëkatit se sa të pendoheni për mëkatin e bere.”

Përktheu: Lutfi Muaremi
[Islampress.info]

Nga e njëjta rubrike