Si ta shndërroni fundjavën në një aventurë familjare

Fëmijët më tepër e pëlqejnë fundjavën. Natyrisht, jo sepse nuk ka çerdhe apo shkollë, por sepse më në fund mund ta kenë nënën dhe babën vetëm për vete.

Shndërroni fundjavët tuaja në ditë magjike të shoqërimit, gjithmonë të ndryshme dhe të paharrueshme në mënyrën e vete. Për shembull, gjatë fundjavës me fëmijët, mund të:

  • Vizitoni ndonjë vend ku mbahen panairet e librave, ku ka gjëra antike etj. si për shembull ndonjë kështjellë apo fortifikatë;
  • Bëni alpinizëm në malin më të afërt dhe pastaj kalone natën në një kasolle malore;
  • Shkoni për fundjavë te ndonjë banjë me park ujor dhe aktivitete të tjera zbavitëse;
  • Shkoni me tren (në vend të makinës) në ndonjë udhëtim në një vend të afërm;
  • Provoni ëmbëlsira ose akullore në ëmbëltore të ndryshme të qytetit dhe shpallni më të mirën në bazë të rezultateve;
  • Organizoni turne në shtëpi në lojëra sociale;
  • Shkoni në ndonjë ngjarje sportive, për shembull ndonjë miting atletik, vaterpolo, lojë futbolli ose basketbolli, dhe bëni zhurmshëm tifo për të preferuarit tuaj;
  • Mbjellni ndonjë pemë, dru apo lule në oborr apo në vazo në ballkon apo dritare;
  • Bëni një shtëpi për zogjtë në oborr, ballkon apo dritare dhe siguroni ushqim për zogjtë;
  • Bleni ndonjë udhëzues turistik dhe shikoni vendet historike dhe kulturore të vendeve në afërsinë tuaj;
  • Me forca të përbashkëta, pa ndonjë arsye të veçantë bëni ndonjë ëmbëlsirë së bashku;
  • Organizoni ndonjë piknik në ndonjë livadh të afërm me shportën përplot ushqime;
  • Rregulloni dollapët, ndërsa teshat dhe gjërat e panevojshme dërgoni në ndonjë organizatë bamirësie;
  • Trajnoni ndonjë shfaqje ndërsa thirrni gjyshen, gjyshin, tezen, të afërmit apo shokët në shfaqje;
  • Blini pemë, apo mblidhni nga kopshti juaj, dhe zieni ndonjë reçel dhe vendosni në kavanoz;
  • Kaloni një apo dy ditë në fermë që mirëpret mysafirë;
  • Studioni atlasin botanik të bimëve nga zona e juaj dhe pastaj gjeni dhe fotografoni bimët e mbrojtura në fushëdhe më të bukurat ruani në herbarium.
  • Organizoni turne në përgatitjen sanduiça dhe mandej shpallni atë që është më i madhe, më i shijshëm, më i vogël, më i çuditshëm apo natyrisht edhe më të pashijshmin…

Përshtati: Lutfi Muaremi
Burimi: coolinarka.com

[Islampress.info]

 

Nga e njëjta rubrike