Esenca e agjёrimit dhe roli i saj nё ngritjen e njeriut nga ajo epshore nё atё shpirtёrore

Mr. Mixhit Osmani

“Agjёrimi i sinqert i verbon sytё e ballit dhe i hapё sytё e zemrёs”

Nё libёrat e jurisprudences Islame nё tё shumtёn e rasteve agjёrimin si definicion e gjejm: “vepër me të cilën madhёrohet All-llahu ashtu që duhet tё mёnjanohet çdo gjë që mund ta prish agjërimin (sipas rregullave tё Fikhut), nga imsaku e deri nё perëndim tё diellit”. Me fjalё tjera, nёse muslimani arrinё qё tё kujdeset nё aspektin e jashtёm (dhahiri) nё rregullat dhe kushtet qё e prishin agjerimin nga agimi e deri nё perёndim tё diellit, ai konsiderohet qё e ka kry urdhёrin e agjёrimit.

Allahu i Madhëruar nё kёtё muaj tё bekuar i hap dyert e mirësive dhe begative për robërit e Tij. Madje, dyert e faljes i hap deri në fund. Ndërsa mirësive shumë të vogla u jep shpërblime shumë të mëdha. Në lidhje me këtë, Resulullahu s.a.v.s., ka thënë: “Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit. Ndërsa shejtanët lidhen me zinxhir”[1]

Duhet tё kёmi kujdes se agjёrimi nuk ёshtё vetёm pjesa e jashtme e saj shart-u shurut. Ajo e ka edhe pjesёn mё tё rёndёsishme se e jashtme e cila ёshtё ana shpirtёrore apo spirituale e saj. Siç janё qёllimi i saj, urtёsia, shpirti, etika dhe edukata pa tё cilёn agjёrimi ngelet i mangёt. Nё anёn shpirtёrore tё agjёrimit, mund tё arrihet vetёm atёherё kur pjesёt e jashtme tё agjёrimit do tё kryhen me njё nё ndjeshmёri dhe kujdes tё veçant nё rregullat qё na plason Kur’ani dhe Sunneti i tё Dёrguarit s.a.v.s.

Besimtari që agjëron, lufton me dëshirat e egos me një vetëdije të përhershme adhurimi dhe duke i vënë ato nën kontroll, arrin të minimizojë ndikimet e tyre. Agjërimi, përsos moralin tonë dhe trajnimin e cilësive të domosdoshme në luftën e jetës, si këmbënguljen, durimin, qëndresën, vullnetin, mjaftueshmërinë, forcën shpirtërore, largimin nga dëshirat e ulëta të egos, etj., luan rolin e një mburoje të nderit dhe ndjenjave njerëzore, kundrejt dëshirave të pashtershme të egos që anon gjithmonë nga ngrënia, pirja dhe epshet.

Në sajë të privimeve dhe urisë, agjërimi na kujton mirësitë e panumërta që na ka dhuruar Allahu i Madhëruar. Për rrjedhojë, na bën të mendojmë gjendjen e të varfërve, duke na i mbushur zemrat me ndjenjën e mëshirës dhe dhembshurisë. Gjithashtu, ai ringjall edhe ndjenjën e falënderimit. Për këtë arsye, agjërimi është adhurimi që ndikon më shumë në eliminimin e gjërave negative që kanë mbytur shoqërinë, si urrejtjen, padrejtёsin, smirën dhe zilinë në jetën sociale etj. Prandaj, agjërimi nuk i është bërë farz/i detyrueshëm vetëm këtij populli (myslimanëve), por edhe popujve të tjerë paraardhës.[2]

Nё Kur’anin Famёlart agjёrimin si trajtes e qart e gjejm nё dy pika:

  1. Obligim/Farz, ashtu siç ka qenё nё popujt e mёparshёm qё si rrjedhoj edhe ne si muslimanё e kemi obligim agjёrimin.
  2. Qёllimi i obligimit tё agjёrimit ёshtё arritja “et-Takva”s-devotshmёris[3], qё do tё thot frika dhe respekti ndaj Allahut xh. sh.. që me theks tё veçant paraqet, “përmbledhësin e çdo cilësie pozitive, çelësin e çdo të mire, rrugën e çdo ndihme, shenjën e çdo besimtari dhe qëllimin e çdo abidi (adhuruesi) të Allahut xh. sh.”.

Pra esenca e ibadeti në Islam është që përmes tij të arrihet nёnshtrimi ndaj Allahut xh. sh.. Ky element në Islam paraqet të vetmen masë të çdo përparësije dhe privilegji. Nё kёtё sferё edhe qëllimi kryesorё i agjërimit është që përmes tij të arrihet shkalla më e lartë e përsosshmërisë sё moralit. Andaj, rregullat e jashtme tё agjёrimit janё lёvorja, kurse pjesa e mbrendshme e saj ёshtё esenca/shpirti. Pra, nё kёtё kontekst kuptojm se agjёrimi ёshtё mjeti kurse takvaja ёshtё qёllimi.

Duhet tё kemi parasysh se esenca mbёrohet nga lёvorja. Nё anёn tjetёr nёse kryhet agjёrimi vetёm me rregullat e jashtme tё saj atёherё ajo e humb efektin se pёr çfarё ёshtё bёrё obligim dhe e kundёrta. Adhurimet që Islami i ka bërë të detyrueshme, janë si ilaç për shumë sëmundje shpirtërore. Prirja drejt dëshirave të ulëta të egos, mashtrimit ndaj bukurive të kësaj bote, kënaqësive dhe argëtimeve pa asnjë lloj kriteri moral, janë disa nga fenomenet që shkaktojnë sëmundje shpirtërore. Për të mos u infektuar nga këto lloj sëmundjesh, duhet të jemi tё kujdesshёm qё ta ruajm sa mё shumё anёn e mbrendshme tё saj.

Muslimani që agjëron, duhet ta ruajë jetën e tij shpirtërore nga dëshirat e ulëta të egos dhe prirjet e saj të këqija. Ai nuk duhet të mjaftohet vetëm duke qëndruar larg prirjeve të jashtme, si ngrënia dhe pirja, por duhet të ruajë edhe botën e tij shpirtërore prej përgojimit, gënjeshtrës dhe çdo lloj mendimi të ulët të kësaj bote.

Pёr tё arritur deri tek esenca e agjёrimit duhet tё kemi parasysh se konkluzionet Kur’anore ne mund t’i ndajm në tri lloje edhe atё nё:

  1. Nё besim, Itikad.
  2. Fikh; Ibadet, muamelat dhe ukubat. Si dhe nё;
  3. Etike ose morale.

Etike është përmirësimi i botës së mbrendshme, përbën anën e mbrendshme të bindjes dhe sjelljeve praktike përkatëse. Duke përftuar nivel me të drejtën ndjesore, aktet shёndërrohen në vepёr tё mirё ose ndryshe mund ti quajm “salih amel”. Ndryshe në Kur’an, cilësitë më me rëndësi që tregojnë situatat e pranueshme ndjesore janë:

  1. Takvaja, qё dtth: Qё e potencuam mё lart, por kёtu mund tё themi nё njё version tjetёr qё nёnkupton “përgjegjësi e plotё ndaj Allahut, vetëmbrojtja e zemrës dhe e ndjenjave duke zbatuar me këmbëngulje urdhёrat dhe ndalimet sheriatike”.
  2. Zuhdi (Asketё) qё dtth: humbja e rëndësisë në zemër nga të gjitha gjërat e tjera veç Zotit (masiva), si dhe
  3. Ihsani qё dtth: ndjenja e ndodhjes nën vëzhgimin Hyjnor dhe vazhdimi i sjelljes nën këtë ndjenjë. Tё bazuar nё hadithin e Pejgamberit a.s.: “Ihsan është të adhurosh sikur ta shihje Allahun, sepse edhe nëse ti s’e sheh Atë, Ai patjetër që të sheh ty!”[4]

Andaj agjёrimi pёr nga ana e konkluzioneve tё Kur’anit bёnё pjesё nё grupin e dytё kurse pёr nga cilësitë që tregojnë situatat e pranueshme ndjesore bёnё pjesё nё grupin e parё.

Agjёrimi ёshtё lartësimi i zemrës në nivele cilësore gjithmonë e më të larta është i mundur duke qenë çdo çast në këtë ndjenjë dhe vetëdije agjёruesi dhe duke e rregulluar gjithë jetën sipas kësaj bindjeje, me formimin e kësaj gjendjeje shpirti i tij arrin në purifikim. Pasiqё esenca e agjёrimit është përmirësimi cilësor i botës sonë shpirtёrore duke u larguar nga dёshirat epshit/nefsit, arrinё deri në atё nivel që të mund të merr pjesë nga dija e pashtershme e Zotit tё Madhёruar e qё nё shkencёn e Tasavvufit quhet “ilm-i ledun”.

Nёse dёshirojm qё t’i marrim tё gjitha kёnaqёsit dhe mirёsit e agjёrimit atёherё kushti më themelor është që tё edukohet nefsi, ashtu që të aftësohet për punë të dobishme. Nefsi/epshi, është një mjet i dyanshëm i cili edhe mundet ta lartësojë njeriun në një pozitë të nderuar mes krijesave, edhe mundet ta rrëzojë në të kundërtën e kësaj pozite, që është “esfeli safilin”. Nefsi është si një thikë me dy teha e cila ka aftësi për t’u bërë pretekst për të mirë nëse përmirësohet, kurse për të keqe nëse nuk edukohet. Çdo nefs i privuar nga orientimi dhe kontrolli moralo-shpirtëror, është shkak i një privimi të hidhur që i mbulon të vërtetat me indiferentizëm. Ndërkaq, siç e thamë edhe më sipër, po qe se njeriu, pavarësisht nga pengesa nefs, shpëton nga morali i ulët dhe pastrohet, mund t’i kalojë edhe engjëjt. Si dhe me lufën e bërë kundër nefsit, nefsi nuk vdes, por vetëm mund të merret nën kontroll dhe tё edukohet.

Mbi tё gjitha ajo që kërkohet, nuk është asgjësimi i nefsit, por, duke e ruajtur atë nga teprimet, kufizimi dhe edukimi i prirjeve të tij me anë të parimeve në përputhje me pëlqimin fetarё. Në lidhje me këtë specifikë, duke e përngjasuar njeriun me një kalorës, imam Gazaliu thotë kështu: “Nefsi është kali i shalës sё shpirtit. Po qe se njeriu i lëshon frerët e nefsit dhe e lë të lirë të shkojë në ç’drejtim që të dojë, shkatërrimi i tij është i paracaktuar, i pashmangshëm. Nga ana tjetër, po qe se përpiqet ta vrasë atë, mbetet pa mjet udhëtimi në rrugën drejt së vërtetës. Atëherë, mbaji fort në duar frerët e nefsit dhe përfito nga kali yt (si mjet udhёtimi).”

Andaj ashtu siç është e pamundur të arrihet në synim me një kalë të pazbutur, ashtu është e pamundur të realizohet qëllimi i lartë i jetës me një nefs të pazbutur, të papërmirësuar e të pavënë nën edukim. Andaj edhe Pejgamberi a.s. ka thёnё: “Muxhahid është personi që bën xhihad kundër nefsit të vet!”[5]

Agjёrimi ёshtё tipik njё i ibadet i cili e ul ndikimin e pjesёs epshore/nefsit e nё anёn tjetёr bёnё ngritjen e pjesёs shpirtёrore. Adhurimi i cili bёn spastrimin e shpirtit dhe marjen nёn kontroll epshin ёshtё i vetmi agjёrimi, ku kёtё e mbёshtesim nё hadithin kudsij ku All-llahu i Madhёrishёm ka thёnё: “Çdo adhurim i birit tё Ademit ёshtё pёr vete, pёrveç agjёrimit. Sepse ai ёshtё pёr Mua. Shpёrblimin e asaj do ta jap vetёm Unё.”[6]

Nё pjesёn e hadithit “…agjёrimi ёshtё pёr mua…” dijetarёt e Tasavvufit i japin tri kuptime:

  1. Agjёrimi ka njё tretman tё posaçёm nё krahasim mё ibadetet tjerё. Sepse tё gjitha ibadetet pёrveç agjёrimit, pёrbёhen nё relacion me lёvizjet e disa gjymtyrёve tё trupit si dhe ballafaqohemi me anёn e jashtme tё ibadetit pёrball njerёzёve tё cilёt na shohin duke e kry atё ibadet.
  2. Cilёlisa “Samed” e Allahut tё Madhёruar nuk mund ti dedikohet askujt pёrveç Tij. Kuptimi i tё cilit ёshtё: “Ai nuk ёshtё i nevoj pёr askё e kurse tё tjerёt janё tё nevojshёm pёr tё.” Kjo do tё thot se Ai as nuk ha e as nuk pi, pra nuk ka nevoj pёr askё.
  3. Agjёrimi ёshtё paradalim ndaj intrigave tё shejtanit. Sepse shejtani pёrmes plotёsimit tё kёnaqёsive epshore hap vend tёk shpirti i muslimani. Pёrforcimi i kёnaqёsive epshore nё shumicёn e rasteve vijn pas hajes dhe pijes. Agjёrimi ia humbё shpresat shejtanit, ia ngushton rrugёt e ia mbyll dyert. Pёr kёtё edhe i Dёrguari i All-llahut a.s.v.s. ka thёnё: “Shejtani qarkullon nëpër trupin e njeriut sikur gjaku. Vini re! Ngushtoni qarkullimin e tij me uri dhe etje.”[7]

All-llahu i Madhёruar nё njё ajet Kur’anor neve na drejtohet:“…All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…”[8]. Sipas dijetarёve tё shkencёs sё Tasavvufit pjesa “…ta ndryshojnë gjendjen…” e ajetit tё lartpёrmendur ka pёr qёllim “ndryshime nё pakёsimin e kёnaqёsive epshore tё nefsit”. Sepse epshet janё pjesa argёtuese dhe e kurtheve tё shejtanit ndaj muslimanit.

Pёrderisa epshet shpёrndahen nё shpirtin e njeriut, shejtani bёhet i pandashёm nga ai person. Gjithashtu nё lidhje mё kёtё pikё kemi hadithin e Pejgamberit a.s. ku ka thёnё:  “Sikur shejtanёt tё largoheshin nga sytё e birit tё Ademit, ata do t’i shihni bukurit e qiellit”[9]. Nё kontekstin e njejt e kemi edhe hadithin e Pejgamberi a.s.: “Nëse keni mundësi të martoheni, martohuni e nëse jo, atëherë agjëroni, sepse agjërimi është përulësi.”[10]

Dijetarё i madhё i shumё lёmive Islame si dhe asaj tё Tasavvufit, Imam Gazzaliu agjёrimin pёr nga dhёnia rёndёsi nё pёrfitimin e mirёsive nga ajo, agjёrmin e ndaj nё tri lloje:

  1. Agjёrimi i rёndomt: Ku ёshtё pёr qёllim, tё larguarit nga haja e pija si dhe largimi nga bashkёshortja nё kontekstin e mardhёnijeve initime edhe atё nga imsaku e deri nё perёndim tё diellit. Ky është agjërimi i atyre njerëzve, të cilët nuk shohin në agjërim asgjë pos abstenimit nga ngrënia. Ky është agjërim fizik. Rrallë kush nga këta njerëz e kupton qëllimin e agjërimit.
  2. Agjёrimi i veçantё: Ky lloj i agjёrimit është  agjërimi i atyre muslimanëve të cilët e kuptojnë thelbin dhe qëllimin e agjërimit, që siç përmendëm përbëhet prej shmangijeve nga të gjitha llojet e mëkateve të cilat njeriu mund t’i bëjë me cilindo pjesё të trupit. Ky agjërim, pёr dallim nga agjёrimi i rёndomtё ёshtё se nё kёtё lloj tё agjёrimit agjёrojn edhe syri, veshi, gjuha, dora e kёmba pra me fjalё tjera e gjithё trupi agjёron. Kёtё e gjejm nё hadithin e Pejgamberit a.s. ku ka thёnё: “Kur tё agjёroni, le tё agjёrojn veshi, syri edhe duart.”[11] Si dhe,
  3. Agjёrimi i të veçantёve nga të veçantit: Ky lloj i agjёrimit arrihet duke i pёrfshir me njё seriozitёt tё thellё e tё plotё tё gjitha rregullat e agjёrimit tё kategoris sё parё dhe tё dytё edhe atё duke mos u larguar menduar nga meditimi nё Madhёrin e All-llahut Fuqiplotё nё çdo moment tё jetёs tonё. Gjithashtu ky është agjërim i zemrës (shpirtit) nga afshet e ulëta dhe mendimet e kësaj bote. Sipas këtij lloji, njeriu ushqehet (shijon) tek atëherë kur të mendojë diçka tjetër përveç Zotit dhe jetës në ahiret. Kёta shkojn aq larg sa qё nёse ndodhё qё largohen nga meditimi dhe koncentrimi nё fuqin dhe sundimin e All-llahut Fuqiplotё do tё ngelin me pa shpёrblime nga agjёrimi. Duhet ta kemi parasysh se ky lloj agjërimi është i të devotshmëve të rrallë, pra i robёrve tё ngritur shpirtёrisht nё njё nivel tejet tё lart. Sipas principit të këtij lloji të agjërimit, njeriu i humb sevapet e agjërimit madje edhe sikur të mendojë në çka do qoftë që i përket kësaj bote. Pra ai duhet të mendojë vetëm në Zotin, për obligimet fetare dhe për jetën e amshueshme. Ky pra është ai qëllim i fundit drejt të cilit të shpije agjërimi, si ibadet si dhe si faktor në edukimin moral të besimtarit.

Gjithashtu dua tё potencoj njё term tё dijetarёve tё botёs sё Tasavvufit, termin “Sijam-u kamil”, qё do tё thotё “Agjёrimi i plotё”. Ky lloj i agjёrmit ёshtё pёr qёllim perspektiva e pёrfitimeve tё mirёsive, pra tё sevapeve nga agjёrimi. Ky agjёrim pёrfitohet atёhёrё kur qёndrojm larg tё gjitha epsheve (nefseve) tё cytura nga djalli i cili tё shpijen nё humbjen e shpёrblimeve tё agjёrimit. Kёtё e pёrforcojm me hadithin e Pejgamberit a.s. ku ka thёnё: “Agjёrimi ёshtё mburojё. Nёse dikush nga ju agjёron ndonjё ditё le tё mos flas fjalё tё ndyra, le tё mos punoj punё tё ndyra, le tё mos jetё i zhurmshёm. Nёse dikush fjaloset me ju apo ju sulmon, thuaj: unё jam i agjёrueshёm.”[12] Gjithashtu nё njё hadith tjetёr ka thёnё i Dёrguari i All-llahut s.a.v.s. “Kush do qё nuk heq dorё nga gёnjeshtra dhe nga tё vepruarit me tё, Allahu nuk ka nevoj qё ai tё heq dorё nga ushqimi dhe pija e tij.”[13]

Pjesa “Agjёrimi ёshtё mburoj..” e hadithit tё lartpёrmendur ёshtё pёr qёllim “mbrojtje nga çdo gjё” qё vjen nё formёn mutlak e jo mukajjed. Andaj nё kёtё segment agjёrimi kuptohet si “mburojё nga zjari i xhehennemit”, pёrkundёr cytjeve tё djallit agjёruesi me anё tё agjёrimit tё tij me shpresё arrinё tё shpёtoj nga zjari i xhennemit.

Nё fund, ngado që të kthehemi, do të vijmë te çështja e nevojës së mbështetjes në maturimin e zemrës. Në një hadith Pejgamberi a.s. nё lidhje me namazin ka thёnё: “Sa veta ka që falin namaz nate, pjesa e fitimit të të cilëve nga ai namaz është vetëm se mbeten pa gjumë!”[14] Edhe tek agjërimi, gjendja nuk është e ndryshme nga namazi apo edhe nga adhurimet tjerё. Pra, edhe agjërimi duhet mbajtur duke respektuar edhe parimet formale, edhe parimet esenciale. Agjërimi është një adhurim që fshin dhe i zhduk mëkatet. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. porosit: “Kush mban agjërimin e ramazanit duke besuar në vlerën dhe virtytet e tij dhe duke e pritur shpërblimin nga Allahu, i falen mëkatet e kaluara!”[15]

Qëllimi i agjërimit nuk është vuajtja prej urie. Zoti ka theksuar se qëllimi i agjërimit është devotshmёria, prandaj, agjërimi nuk është agjërim vetëm i stomakut, por bashkë me gjymtyrët dhe organet e tjera, edhe i zemrës. Duke e ndjerë vlerën e të mirave të dhëna nga Allahu Fuqiplotё, zemra duhet ta zotërojë thellësinë e frymës moralo-shpirtërore të agjërimit.

Agjërimi është një edukim moralo-shpirtëror që zhvillon tek njeriu ndjenja të tilla si mëshira dhe dhembshuria. Po qe se tek njeriu që agjëron, nuk arrihen kёta vlera, agjёrimi i atij personit kryhet formalisht. Kemi hadithin ku i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka porositur: “Sa vetë ka që mbajnë agjërim, nga i cili u mbetet vetëm uria dhe etja!”[16] Edhe kjo tregon se edhe në agjërim ka nevojë për jetën ndjesore dhe shpirtërore. Qëllimi final i agjёrimit është të përgatisë besimtarin shpirtёrisht tё edukuar dhe me botë të mbrendshme të pastër.

Për këto arsye, muslimani që agjëron, duhet ta ruajë jetën e tij shpirtërore nga dëshirat e ulëta të egos dhe prirjet e saj të këqija. Ai nuk duhet të mjaftohet vetëm duke qëndruar larg prirjeve të jashtme, si ngrënia dhe pirja, por duhet të ruajë edhe botën e tij shpirtërore prej përgojimit, gënjeshtrës dhe çdo lloj mendimi të ulët të kësaj bote.

Nga kjo e tёra qё u tha nёnkuptoj se sa më e madhe të jetë sakrifica, aq më e fortë është feja e tij, më e sinqertë, më e thellë dhe më e padyshimtë. Në agjërim kërkohen sakrifica të mëdha dhe ato sakrifica besimtari i sinqertë i duron lehtë, ngase e di se në emër të kujt i bën. Andaj, agjërimi është një dëshmi e fortë dhe legjitimacion i besimit të sinqertë. Prandaj edhe është veçuar si ibadet për Zotin dhe për të cilin Zoti posaçërisht shpërblen. Gjithashtu Allahu i Madhëruar i ka nxitur robërit e Tij të agjërojnë edhe për shumë të mira e dobi të tjera të agjërimit, të cilat nuk mundëm t’i përmendnim këtu. Dhe me qëllim që njerëzit ta praktikojnë sa më shumë agjërimin, Ai e ka shumëfishuar edhe shpërblimin e tij. Për çdo të mirë, jepet shpërblim nga dhjetë deri në shtatëqind fish. Mirëpo, agjërimi është i përveçëm. Shpërblimin e tij, Allahu i Madhëruar do ta japë pa masë. Robërit e Tij që agjërojnë, Ai do t’i gëzojë, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër, duke i pritur në mënyrë të veçantë në xhenetin e Tij inshaAllah.

_________________________

[1] Buhari, Bed’u’l-Halk, 11; Muslim, Sijam, 1, 2, 4, 5.

[2] Allahu i Madhëruar urdhëron: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (el-Bekare, 183)

[3] el-Bekare, 183

[4] Buhari, Iman, 37; Muslim, Iman, 1

[5] Tirmidhi, Fedailu’l-Xhihad, 2; Ahmed b. Hanbel, Musned, VI, 20

[6] Buhari, Savm, 2,9; Muslim, Sijam, 162

[7] Buhari, Ahkam, 31

[8] er-Rad, 11

[9] Ibn Hanbel, Musned, II, 353

[10] Buhari, Savm, 10, Nikah, 2,3; Muslim, Nikah, 1.

[11] Ibn Hanbel, Musned, II, 452,453

[12] Buhari, Savm, 8

[13] Buhari, Savm, 2

[14] Ahmed b. Hanbel, Musned, II, 373

[15] Buhari, İman 28, Savm 6; Muslim, Sijam 203.

[16] Ahmed b. Hanbel, Musned, II, 373.

Nga e njëjta rubrike