A mund të agjërojë një grua e zbuluar (e pa mbuluar sipas islamit)?

Pyetje: Es selamu alejkum.

Më intereson ta di se a mund të agjërojë gruaja e zbuluar, dhe nëse nuk mbulohet, a e humb agjërimin e saj?

Faleminderit paraprakisht për përgjigjen.

 

Përgjigje: Ve alejkumus selam.

Mos mbulesa e një gruaje nuk ka lidhje fare me rregullsinë e agjërimit, por ajo konsiderohet “shkelje” e veçantë në jetën e një gruaje muslimane.

Megjithatë, ramazani është një mundësi e mirë për të marrë vendime, sepse ndikimi i shejtanit është i dobët, andaj do të ishte mirë ta shfrytëzojmë këtë rast dhe ta bëjmë një hap pozitiv në jetën tonë. Kurse vendimi për ta veshur hixhabin dhe për tu mbuluar sipas rregullave të Islamit, padyshim është diçka e madhe për një grua dhe për familjen e saj, pra, pse të mos e bëjmë këtë gjatë ramazanit ?!

Pyetjes i është përgjigjur: Senad Hodžić, prof.; www.islam’iman.com

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike