Zvicër: Promovohet në Bernë libri “Ekstremizmi në emër të Islamit”

Fundjava e shkuar solli dhe një aktivitet të Librit në Bern, e që kësaj radhe vinte nga Unioni i Bashkësive Shqiptare Islame me seli në Zvicër.

Libri i sapo botuar me titull “Ekstremizmi në emër të Islamit”, me autore Dr. Bashkim Aliudhe Mr. Rehan Nezirin, ka prekur një tematikë sa aktuale dhe po aq të rëndësishme për shqiptarët muslimanë që jetojnë në Zvicër dhe më gjërë“Libri në fjalë është rezultat i një pune tre vjeçare, i cili përfshinë aktivitete të imamëve të angazhuar kundër kësaj dukuri negative në shoqëri – u shpreh bashkëautori i librit Mr. Rehan Neziri.

Referuesit e librit Dr. Bashkim Iseni, politolog dhe Mr. Nehat Ismaili, imam dhe mësues fetare, u përqëndruan veçanërisht në temën që shtjellonte libri. Këtë takim e nderuan me prezencën e tyre një numër i konsiderueshëm i mysafirëve, në mesin e të cilëve edhe Ambsadori i Republikës së Shqiperisë Ilir Gjoni, kryetari i BSHI-se Fehim Abazi dhe Rriza Demaj, përfaqësues i Shkollës Shqipe.

Me një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve u paraqit Kryetari i UBISHZ, Mehas Alija, ambasadori Ilir Gjoni, krytari i BSHI-së Fehim Abazi dhe Rriza Demaj.

Falënderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit, duke filluar nga autorët e librit, referuesit, mysafirët nga sfera e fesë, kulturës, shkencës, afarizmit, ambasadorin Ilir Gjoni, imamët, dhe gjithë të pranishmit. Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër do mbështes në vazhdimësi komisionin për botime të librave të mirëfilltë pasi ne jemi këtu që përmes këtyre aktiviteteve të ju përgjigjemi pyetjeve dhe nevojave të popullit tonë“ –  u shpreh kryetari Mehas Alija, duke bërë kështu të hapur takimin për promovimin e Librit „Ekstremizmi në emër të Islamit“.

Ambasadori i Shqipërisë, Ilir Gjoni u shpreh i kënaqur pëftesën e bërë, i cili mes tjerash tha „Unë nuk e kam lexuar librin dhe patjetër që atë do ta bëj atë, por tani po gjykoj nga titulli i Librit përmes të cilit kuptoj që synohet të luftohen rrymat ekstreme. Ekstremizmi nuk ka një adresë dhe ai nuk i përcaktohet vetëm një besimi. Dhuna e ushtruar për shkaqe të ndryshme e cila vjen si rezultat e një ideje apo diçkaje tjetër, duhet luftuar për të mirën tonë të përgjithëshme“ . tha mes tjerash ambasadori Gjoni.

Dr. Bashkim Iseni, ishte prezent në rolin e Referuesit të Librit, i cili mes tjerash shprehu dhe qëndrimet e tij rreth përmbajtjes së librit. Iseni u ndal më shumë tek rrymat të cilët mund të përcjellin mesazhe ekstreme tek popullata, siç janë grupet e ashtuquajtura „selefi“, duke u munduar të përçoj një mesazh tek imamët që të luftojnë këta rryma dhe të mos ju bëjnë vend në xhamitë e tyre. „Selefizmi është një doktrinë e cila në shumë raste paraqet zero tolerancë edhe ndaj pjesës tjetër të besimtarëve muslimanë.“ – u shpreh mes tjerash politikologu Dr. Bashkim Iseni.

Mr. Nehat Ismaili u ndal në një pikë shumë interesante mes një debati me publikun, sa i përket lirive dhe të drejtave të njerëzve që jetojnë në Zvicër dhe shtetet arabe. „Unë kam jetuar në shumë vende“ – tha Ismaili.  „Në Paris, Belgjikë, Maqedoni, Arabi Saudite dhe tani së fundi edhe në Zvicër. Ato të drejta që shqiptarët muslimanë ose emigrantët në përgjithësi i gëzojnë në Zvicër, nuk mund ti gëzojnë në asnjë shtet tjetër në botë. Këtu në Zvicër një punëtorë pas asnjë zanat specifik, mund t’i lejoj vetes një luks për të blerë një makinë të shtrenjtë ose të ndërtojë një vilë diku. Madje një emigrantë i mirë integruar, mund të hap një biznes dhe të bëhet miloner. Këtë luks harrojeni nëse jetoni në Arabinë Saudite, sado i zgjuar që të jeni“ –  u shpreh mes tjerash, Mr. Nehat Ismaili.

Në fund mori fjalën dhe bashkëautori tjetër i librit, dr. Bashkim Aliu, i cili njëherit është edhe autorë i 20 veprave me karakter fetarë. Pasi definojë influencën e shkollave juridike islame në botë, u ndal më shumë tek shkolla Hanefite, e cila është dhe shkolla juridike islame, sipas së cilës praktikohet Feja Islame në Ballkan dhe EvropëKur jemi tek e keqja, ne duhet të jemi të zëshëduke dëshmuar se nuk jemi pjesë e saj u shpreh Aliu. „Duhet të ndalim hovin e atyre që presin bileta për në Xhennet dhe atyre që presin bileta për në Xhehennem. Gjykimi mbi veprat tona i takon Zotit e jo njerëzve“  deklaroi Bashkim Aliu, duke iu referuar në këtë rast të gjithë atyre ligjëruesve që gjykojnë njerrëzit sipasveprave që bëjnë, e që në podiumin e ligjëruesve njihen si ligjërues me nuanca ekstreme.

Pas përfundimit të ligjëratave dhe replikave mes bashkëbiseduesve, vazhdoi dhe një debat i hapur me publikun në sallën ku mbahej takimi dhe më vonë ky debat u zhvendose dhe në pjesën tjetër të lokalit ku nikoqirët kishin pregatitur një Apero enkas për këtë rast.

Përgatiti: Irfan Agushi /Albinfo.ch

Nga e njëjta rubrike