Mëkatari, për shkak të cilit ju falen mëkatet të gjithë atyre që ia falen xhenazen e tij

Një burrë nga Benu Israilët ishte mëkatar dhe njeri aq i keq saqë e gjithë shoqëria ishte kthyer kundër tij dhe e kishin dëbuar nga qyteti. Tani ishte i vetëm, pa ushqim, pa furnizim, pa askënd që do të kujdesej për të në rast sëmundjeje.

Pas një kohe, ky njeriu vdiq dhe Allahu i Plotfuqishëm i dërgoi shpallje pejgamberit të asaj kohe në të cilën i tha: “Ka vdekur një nga evliatë, nga të dashurit e Mi, një nga miqtë e ngushtë, andaj shko laje dhe falja xhenazen, gjithashtu shko dhe lajmëro në fshat se do t’i falen mëkatet secilit person që ia falen xhenazen.”

Me të dëgjuar këtë, njerëzit u mblodhën dhe shkuan për t’ia falur xhenazen këtij njeriu. Kur shkuan dhe filluan të falen, e kuptuan se ishte i njëjti njeri të cilin e kishin dëbuar nga qyteti!

Atëherë, pejgamberi (i asaj kohe) u kthye dhe iu drejtua Allahut: “O Allah, si është e mundur kjo? Si është e mundur?”

Allahu i Plotfuqishëm iu përgjigj: “Ai ishte i vetëm, i poshtëruar dhe ndjeu tërë parëndësinë e tij, nuk kishte as miq as të afërm, dhe duke u bërë gjithnjë e më i dobët, ai nuk mund t’i drejtohej askujt tjetër, nuk kishte askënd, nuk kishte asnjë derë në të cilën mund të trokas, askënd tjetër për t’i kërkuar ndihmë, askënd tjetër për t’i kërkuar strehim, dhe në ato momente të dobësie së thellë dhe dëshpërimit, ai u kthye nga Unë dhe tha:

“O Allah, sikur ta di se madhështia Jote do të rritet për shkak të ndëshkimi tim dhe se madhështia Jote do të zvogëlohet për hir të faljes që do të ma dhuron, nuk do të kërkoja të më falësh. Por, o Allah, unë e di se madhështia Jote nuk do të zvogëlohet nëse më fal mua dhe se madhështia Jote nuk do të rritet nëse më dënon mua! O Allah, unë kam askënd tjetër kujt t’i drejtohem, asnjë shpresë tjetër veç Teje, nuk kam strehim tjetër përveç Teje, nuk kam asnjë drejtim për tu kthyer, përveç kah Ti, andaj më fal mua … ‘‘, dhe në këtë gjendje ky njeri kishte vdekur.

A e dini se çka tha Allahu i Plotfuqishëm? Allahu i Plotfuqishëm i tha Pejgamberit të Tij se pendimi i tij ishte aq i madh, sa që do ta falte gjithë njerëzimin, nëse ky njeri do të kërkonte falje për ta: “Betohem në fuqinë dhe madhështinë Time, do ta falsha gjithë njerëzimin!” Ky është Allahu, Mëshiruesi, i Gjithëmëshirshmi!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike