İmamoglu merr certifikatën e mandatit për kryebashkiak të Stambollit

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar në Turqi, ka marrë certifikatën që i jep mandatin për të ushtruar detyrën në pesë vitet e ardhshme, njoftoi kreu i grupit parlamentar të partisë, Englin Altay, raporton Anadolu Agency (AA).

İmamoğlu ka marrë mandatin në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll, ku gjendet Këshilli Provincial Zgjedhor i Stambollit.

“Ekrem İmamoğlu mori certifikatën e mandatit”, tha Altay në një prononcim për gazetarët.

Ndërkaq, më pas, duke folur pra gazetarëve në ndërtesën e Bashkisë së Stambollit, İmamoğlu tha se mori mandatin në emër të 16 milionë banorëve të Stambollit.

“I dimë nevojat e këtij qyteti. I dimë nevojat e secilit në këtë qytet dhe do të fillojmë shërbimet menjëherë dhe në mënyrë të shpejtë”, shtoi ai.

Votuesit në Turqi më 31 mars shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

Nga e njëjta rubrike