Erdogan: Procesi në Sudan të tejkalohet përmes pajtimit dhe në paqe

Pas raportimeve se lideri i Sudanit Omar al-Bashir është larguar nga pushteti, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu shpresë se Sudani do të menaxhojë procesin në mënyrë paqësore dhe në frymën e “pajtimit kombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Uroj që Sudani të tejkalojë procesin e tanishëm përmes pajtimit kombëtar dhe në paqe”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara me Roch Marc Christian Kabore, presidentin e Burkina Fasos.

“Sudani është një vend me të cilin ne kemi marrëdhënie të thella historike. Sigurisht që jemi në favor të vazhdimit të këtyre marrëdhënieve të thella. Shpresoj që Sudani me lehtësi dhe brenda një vëllazërie të arrijë sukses në këtë punë dhe të zbatojë procesin normal demokratik”, shtoi presidenti turk.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes Awad bin Auf sot njoftoi marrjen e kontrollit mbi pushtetin nga ana e ushtrisë dhe nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit.

Auf gjithashtu njoftoi vendosjen e orës policore për një muaj dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në periudhë tremujore.

Ndërkohë, presidenti i Burkina Fasos, Kabore, tha se puçet gjykohen në një sistem demokratik.

Në një aspekt demokratik, tha ai, Burkina Faso dënon fuqishëm çdo përpjekje për grusht shteti në Sudan.

Vizita e Kabores ishte vizita e parë zyrtare në Turqi nga Burkina Faso në nivel presidencial.

Nga e njëjta rubrike