“I dhashë djalit tim gjithçka në botë, por shiko se si po ma kthen …”

Sipas përvojës në punën me prindërit dhe fëmijët, një numër i madh i fëmijëve nga prindërit e tyre marrin gjithçka tjetër, përveç kohës …

Do ta përmendim një rast të vërtetë nga praktika këshilluese. Nëna e ka shitur lopën e vetme, për t’i blerë djalit kitarë elektrike. U mundua që fëmijës t’ia plotësonte çdo dëshirë, pa marrë parasysh mundësitë e saj. Kur nuk i kishte mbetur asgjë për të shitur që t’ia përmbushte dëshirat e djalit të saj, ai filloi vetë të gjejë zgjidhje për t’i kënaqur dëshirat e tij, në mënyrë të palejuar. Në fillim ia nisi me vjedhje të vogla, kurse më vonë edhe me të mëdha. Nëna e gjorë e kuptoi se kishte gabuar në edukim dhe arsimim, dhe atë, në qëndrimet toleruese dhe në përmbushjen e kërkesave të tepërta të fëmijës.

Ku kishte gabuar ajo?

Ajo nuk kishte biseduar me djalin e saj, nuk ishte përkushtuar në edukim, nuk i kishte dhënë fëmijës kohën e duhur. Është fenomen i shpeshtë që prindërit janë të preokupuar me problemet e përditshme, kurse fëmijët mbeten anash.

Prindërit shpesh janë të lodhur, fëmijës ia sigurojnë të gjitha, por ata mbesin mosmirënjohës dhe të pakënaqur, të prirur për vërejtje të shpeshta.

Prindërit me lehtësi i tejkalojnë çështjet dhe nevojat e fëmijëve.

Prindërit e kanë më lehtë tu japin fëmijëve para për të blerë diçka, për të luajtur lojëra, për ta shikuar televizorin, mund të shkojnë jashtë për të luajtur, në mënyrë që fëmijët t’i lënë të qetë…

Fëmijët shpesh materialisht marrin më shumë sesa që kërkojnë, dhe sesa që ju nevojitet.

Prindërit shpesh fëmijëve ju japin përtej mundësive reale, por ata fëmijëve nuk ua japin atë që vërtetë atyre ju duhet, ndjeshmërinë, mbështetjen, mirëkuptimin.

Prindërit duhet ta kuptojnë se fëmija ka nevojë për ta, se fëmija ka nevojë për kujdesin e tyre dhe për dëgjimin e tyre.

Ndani një kohë për fëmijët tuaj me kohë, para se të bëhet vonë…

Akos.ba; Nedim Botić

Përkthim: Miftar Ajdini

 

Nga e njëjta rubrike