Arabia Saudite fillon punimet për “NATO-n arabe”

Arabia Saudite ka filluar punën për krijimin e një “Pakti Strategjik të Lindjes së Mesme” të njohur ndryshe si “NATO arabe”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve (SPA) mësohet se Arabia Saudite ka njoftuar se në kryeqytetin Rijad ka organizuar takimin e zhvilluar mes SHBA-ve dhe vendeve arabe si pikën fillestare të punës përgatitore për “Paktin Strategjik të Lindjes së Mesme”.

Takimi u zhvillua në Rijad të hënën me pjesëmarrje të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Sulltanati i Omanit, Jordania dhe Katari. Ndërkohë asnjë informacion nuk është dhënë për emrat dhe nivelet e pjesëmarrësve.

Gjithashtu theksohet se takimi u vlerësua si “një hap drejt krijimit të një pakti që synon forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe në botë”.

Ky union strategjik, i njohur në botën arabe si “NATO arabe”, thuhet se ishte një nga rezultatet e takimit arabo-amerikan të mbajtur në Rijad në gusht të vitit 2017.

 

 

Nga e njëjta rubrike