Nuk ka veresie!! (Tregim këshillues)

Hoxha ishte duke shitur vaj në treg, atij i afrohet gruaja fqinje (vejane) për të blerë. Kurrsesi nuk po mund të merreshin vesh për çmimin. Pas një pazarllëku të gjatë, hoxha i tha:

– Provojeni së pari këtë vaj, e pastaj për çmimin lehtë do të merremi vesh.

Në fakt, gruaja donte ta merrte vajin veresie, andaj sikur rastësisht, ia përkujtoi hoxhës miqësinë e tij me burrin e saj.

– Por, hajt ti së pari shihe se çfarë është ky vaj! – këmbëngulte hoxha.

Gruaja i tha:

– Unë nuk mund ta provoj. Para tri vjetëve kam qenë e sëmurë në ramazan, atëherë nuk i kam agjëruar 7 ditë dhe pikërisht tani jam duke i kompensuar.

Atëherë hoxha i tha asaj:

– E dashur, kur ti nuk ke mundur për tri vjet ta paguash borxhin tënd ndaj Allahut, si do të mundesh të ma paguash mua vajin?

Nga kjo punë nuk ka asgjë!!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike