5 ditë me Siwiss Umrah në Kudsi Sherif – Jerusalem (pj. e parë)

Enes Koshi

Me datën 13-17 mars 2019, së bashku me një grup pelegrinësh muslimanë prej 135 personash (shumica shqiptarë dhe disa boshnjakë) që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Austri dhe Danimarkë, kaluam disa ditë në Palestinë e në veçanti në qytetin e lashtë të Kudsit – Jerusalemit. Gjatë qëndrimit tonë në Palestinë, patëm mundësi që në mënyrë të organizuar të vizitojmë disa qytete si dhe shumë objekte e monumente të rëndësishme fetare e historike.

Ky udhëtim u mundësua nga agjencia turistike SWISS UMRAH nën drejtimin e imamit Bekim Alimi. I gjithë udhëtimi ynë u përcoll nga afër dhe u inçizuan nga gazetarja e kanalit televiziv MTV2 nga Maqedonia, z. Jajaga, e cila më pas, në mënyrë profesionale, përgatiti edhe një film dokumentar në lidhje me këtë vizitë mbresëlënëse dhe të paharruar.

DITA E PARË (13 mars 2019)

Natën e datës 13 mars 2019, u nisëm nga aeroporti i Cyrihut për në Tel Aviv me kompaninë ajrore Swiss Airlines. Linja zvicerane mbërriti në aeroportin izraelit Ben Gurion në orën 03.30 të mëngjesit. Pasi zbritëm nga avioni, u drejtuam drejt sportelit të kontrollit, ku u ndaluam nga autoritetet izraelite për rreth 2 orë e gjysmë, të cilët na pyesnin për qëllimin e vizitës sonë në Izrael, çfarë punojmë në Zvicër, e pyetje të tjera të çuditshme. Pasi kaluam kontrollin policor, u nisëm menjëherë drejt hotelit tonë (për akomodim) që ishte në pjesën e vjetër të Jerusalemit.

DITA E DYTË (14 mars 2019)

Pas mëngjesit në hotel, filluam ekskursionin tonë për të vizituar pjesën e vjetër të qytetit të Kudsit si dhe disa monumente shumë të rëndësishme fetare e historike. Prej tyre mund të veçojmë: Xhaminë Aksa; Kupolën e Shkëmbit; Xhaminë e Burakut; Murin e Burakut; Xhaminë e Omerit; Kishën e Ringjalljes, etj

1. VIZITA E QYTETIT TË KUDSIT – JERUSALEMIT

Disa të dhëna për qytetin e Jerusalemit:

  • Qyteti i Jerusalemit konsiderohet “Tokë e Shenjtë” tek pasuesit e tri feve monoteiste (muslimanët, hebrenjtë, dhe krishterët).
  • Është njëra prej porteve më të gjëra të Azizë, Afrikës dhe Evropës.
  • Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës dhe njëri ndër qytetet më të vjetra të botës.
  • Në arabisht quhet “El-Kuds” – (Qyteti i Shenjtë), kurse në hebraisht “Jerushalim” – (Shtëpia e Shenjtë).
  • Qytetin e ndërtuan kenanët (që ishin arabë) para pesëmijë (5.000) viteve dhe ia vunë emrin sipas mbretit të tyre Ursalim – Urshalim, (Qyteti i Salimit).
  • Kudsi është vendi ku Profeti ynë i dashur, Hz. Muhammedi e bëri udhëtimin e Israsë dhe Mi’raxhit (shih Kaptinën Isra, ajeti 1);
  • Në kohët e hershme, Kudsi (Jeruslalemi) njihej me emrin “Ilja”, që do të thotë “Shtëpia e Zotit”.
  • Sipërfaqja e Kudsit: 125,156 km2
  • Popullsia: 890.428 banorë (2013)
  1. MESXHIDU AL-AKSA (Xhamia e Largët)

  • Kibla e parë e muslimanëve;
  • Xhamia e dytë e ndërtuar mbi sipërfaqën e Tokës (40 vite pas Qabesë);
  • E ndërtoi hz. Ademi a.s.
  • E rindërtoi hz. Ibrahimi a.s.
  • E zgjeroi dhe e kompletoi hz. Sulejmani a.s.
  • Xhamia e tretë për kah rëndësia në Islam (pas Qabesë dhe xhamisë së Profetit, a.s., në Medinë);
  • Shumë Profetë kanë lërë gjurmë në të;
  • Një namaz në këtë xhami ka vlerën e 500 namazeve.
  • Hazreti Muhammedi, s.a.v.s., fali namaz në këtë xhami në natën e Israsë dhe Miraxhit duke u bërë imami i të gjithë Pejgamberëve.
  • Hapësira e Aksasë është e rrethuar me mure të larta;
  • Sipërfaqja e saj është 144.000 metra katrorë;
  • Ka 15 porta (dyer). 10 janë të hapura kurse 5 të mbyllura;
  • Ka 4 minare;
  • Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh;
  • I ka 7 salla të lutjeve (Musal-la);
  • Ndër vite Xhamia Aksa ka perjetuar disa shkatrrime nga termetet por edhe pushtime.
  • Që nga viti 1976 e deri në ditët e sotme, gjendja e Xhamisë Aksa është kjo që është.
  • Në vitin 2016, Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore – UNESCO, miratoi rezoluten ku thotë se Xhamia Aksa dhe oborret e saj janë të shenjta vetëm për muslimanët.
  1. KUBBETUS-SAHRA (Xhamia e Kupolës së Shkëmbit)

 

  • Kryevepër e artit islamik;
  • U ndërtua në vitin 66 hixhrij apo 685 sipas erës sonë prej kalifit emevit Abdul Melik bin Mervan;
  • E ka marrë emrin “Kupola e Shkëmbit” sepse në brendinë e xhamisë ndodhet shkëmbi (guri) nga ku hazreti Muhammedi a.s., u ngrit në sferat qiellore (Mi’raxh).
  • Aty janë shtatë mihrabet të cilat simbolizojnë shtatë qiejt në të cilët është ngritur hazreti Muhammedi, s.a.v.s.
  • Kjo faltore është vendi ku Allahu ngriti hazreti Isain, a.s., në qiell;
  • Vendi ku Sulejmani, a.s., i lutej Allahut së bashku me njerëzit dhe xhindët e tij.
  • Shkëmbi i cili qëndron në mes të xhamisë është me një zgavër poshtë e cila njihet ndryshe edhe si “shpella e shpirtërave”, pasi një legjendë tregon që aty dëgjohen shpirtërat e njerëzve të vdekur që presin Ditën e Gjykimit, ndërsa një legjendë tjetër thotë se Xhibrili a.s. e kishte vendosur gishtin e tij dhe prandaj është hapur kjo zgavër në mesin e xhamisë. Por e vërteta qëndron se kjo shpellë e vogël daton që nga koha e kryqëzatave, ku kryqtarët “Xhaminë e Kupolës së Shkëmbit” e kthyen në kishë, ndërsa Shkëmbin në një vend ku therren kafshët. Për këtë arsye e kishin hapur këtë zgavër që gjaku i kafshëve të derdhet aty poshtë.

Vazhdon…

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike