Njihuni me gjykatoren në ditën e gjykimit, para se të qëndroni para saj

1 – Nuk do të ketë dosje sekrete.

(I thuhet): “Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të japësh llogari!” (el-Isra, 14)

2 – Ardhja do të bëhet me siguri të përforcuar.

“Dhe çdonjëri do të vijë, e me të ka grahës dhe dëshmitar.” (Kaf, 21)

3 – Padrejtësia do të jetë e pamundur.

„Allahu nuk është zullumqar i robërve të vet.” (Alu Imran, 183)

4 – Atje nuk do të ketë avokat mbrojtës.

(I thuhet): “Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të japësh llogari!” (el-Isra, 14)

5 – Ryshfeti dhe “lidhja” do të jenë të pamundura.

“Në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë.” (esh-Shuara, 88)

6 – Nuk do të ndodh zëvendësim për shkak të ngjashmërisë së emrit.

“Dhe Zoti yt nuk është që harron.” (Merjem, 64)

7 – Pranimi i tekstit të aktgjykimit do të bëhet personalisht.

“Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do t’ju thotë (të tjerëve): Qe, lexoni librin, tim.” (el-Hakkah, 19)

8 – Nuk do të ketë gjykim në mungesë.

“E të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.” (Jasin, 32)

9 – Nuk ka anulim apo ankesë ndaj aktvendimit.

“Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi.” (Kaf, 29)

10 – Nuk ka dëshmitarë që do të dëshmojnë rrejshëm.

“Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre – gjuhët e tyre, dhe duart e tyre, dhe këmbët e tyre për atë që kanë punuar ata.” (en-Nur, 24)

11 – Nuk do të ketë dosje të harruara.

“Allahu të gjitha ato i numëron, kurse ata i kanë harruar ato – Allahu është dëshmitar i çdo gjëje.” (el-Muxhadele, 6)

Dhe Ne, në Ditën e Kiametit do të vendosim peshoja të sakta, e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi për asgjë; edhe nëse është fjala për peshë sa të një kokrre hardalli (lloj mëlmese), Na do ta sjellim atë (për llogari), e Na jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (el-Enbija, 47)

La havle ve la kuvvete il-la bil-lahil-alijjil-adhim!

Vëllezër dhe motra, le të bëhemi gati për këtë gjyq!

Dr. Zuhdija Adiloviq; Akos.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike