96 vite nga themelimi i portës së Besimit, Atdhedashurisë dhe Tolerancës

Në ditën e 12 të muajit mars të vitit 1923, u themelua Komuniteti Mysliman Shqiptar. Porta përmes së cilës u ruajt besimi, atdhedashuria e toleranca midis kombit tonë.

Para 96 vitesh, u themelua kështjella e cila e ruajti besimin në Zot, te populli i cili kaloi nëpër diktaturën më të ashpër që mund ta përjetoi dikush.

Në Kuvendin në të cilin morën pjesë 36 delegatë prej tyre dijetarë, intelektualë e deputetë, haxhi Vehbi Dibra, i cili dha fetvanë për flamurin shqiptar në ditën e shpalljes së mëvetësisë, u zgjodh kryetar i Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Bashkësitë fetare në trojet tona, nuk ishin vetëm organizime administrative ato ishin kultivuese të besimit në Zot, dashurisë për kombin dhe ruajtës të vlerave të familjes shqiptare.

marre nga FB e Abdullah Klinaku

Nga e njëjta rubrike