Formimi i xhematit të dytë në të njëjtën xhami për faljen e namazit që tashmë është falur njëherë

Pyetja:

Sipas medh’hebit hanefi, nuk lejohet që të formohet xhemat i dytë brenda xhamisë;

  1. Nëse është formuar xhemati i dytë, a më lejohet që t’i bashkangjitem atij, apo ta fali namazin vetëm?!
  2. Nëse namazfalësit (e xhematit të dytë) insistojnë që unë të dal imam, atëherë çfarë më duhet të bëj?!

Përgjigjja:

Bismi’l-lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Sa i përket formimit të xhematit të dytë, ekzistojnë disa rrethana, ku normat e tyre janë të ndryshme. Ato janë si më poshtë:

  1. Mesxhidi Tariki (lit. xhamia e rrugës). Me fjalë të tjera, xhamia që shfrytëzohet nga udhëtarët dhe e cila nuk ka ndonjë imam të caktuar dhe grup të njohur njerëzish që falen rregullisht aty.
  2. Xhamia që nuk ka ndonjë imam dhe muezzin të caktuar
  3. Në xhaminë e një lokaliteti, njerëz (xhematlinj) të tjerë nga ata të vendit e kanë formuar xhematin e parë
  4. Në xhaminë e një lokaliteti, vendasit e kanë formuar xhematin e parë dhe e kanë falur namazin pa ezan, d.m.th., nuk e kanë thirrur atë.

Norma në lidhje me këto katër rrethanat e shënuara më lartë, është se jo vetëm që lejohet formimi i xhematit të dytë, por në fakt, është më e mira të veprohet një gjë e tillë. Shënim: xhami e një lokaliteti, do të thotë, xhami që ka një imam të caktuar dhe xhematlinj të njohur, të përditshëm.

  1. Në xhaminë e një lokaliteti, vendasit e kanë formuar xhematin e parë, duke e falur namazin me ezan, e edhe xhemati i dytë gjithashtu e kanë falur namazin me ezan (të tyrin).
  2. Në xhaminë e një lokaliteti, vendasit e kanë formuar xhematin e parë dhe e kanë falur namazin me ezan, kurse xhemati i dytë e falë namazin pa ezan, por imami (i xhematit të dytë) qendron në mes të rreshtit (safit) të xhamisë ose të koridorit të xhamisë, qoftë në safin e parë, qoftë në të fundit ose diku në mes këtyre dyve. Me fjalë të tjera, qëndrimi në mes te safit (rreshtit) nënkupton të qëndrosh në ose paralel me mihrabin (meqë mihrabi është në mes të xhamisë).

Norma në lidhje me dy rastet e lartëpërmendura është se formimi i xhematit të tillë të dytë është mekruh tahrimi (d.m.th., e palejuar, pra afër haramit). Ta kemi parasysh se në rastin nën numrin gjashtë, norma e njëjtë vlenë qoftë nëse formohet xhemat i dytë për namaz brenda xhamisë ose jashta saj, bie fjala në koridorin e saj, d.m.th., nëse imami qëndron paralel me mihrabin (d.m.th., në mes të safit), një gjë e tillë është mekruh tahrimi, pra e palejuar (Këtu theksojmë, a thua çfarë qenka nëse e falim sërish të njëjtin namaz direkt në mihrab?! – shën. i përkth.)

  1. Në xhaminë e një lokaliteti, vendasit e kanë formuar xhematin e parë dhe janë falur me ezan kurse xhemati i dytë formohet dhe falet pa ezan e imami NUK qëndron në mes të safit (rreshtit) të xhamisë ose jashta saj, d.m.th., imami nuk qëndron në ose paralel me mihrabin. Me fjalë të tjera, imami i xhematit të dytë qëndron ose në anën e djathtë ose të majtë të xhamisë ose bie fjala të koridorit të saj.

Për këtë rast, ekziston dallim mendimi (ka ihtilaf), është fjala për rastin e shtatë. Sipas mendimit më të fuqishëm, është mekruh tenzihi (e papëlqyeshme) të formohet xhemat i dytë. Mendimi tjetër është se lejohet një gjë e tillë. Megjithatë, për diçka ka pajtueshmëri sipas dyja mendimeve: se NUK fitohen sevabe (nuk ka shpërblim) në formimin e xhematit të dytë. Njëherë Pejgamberi s.a.v.s. ishte diku për t’i pajtuar ca njerëz. Kur u kthye në xhami, xhemati vetëm se e kishin falur namazin. Pejgamberi s.a.v.s. shkoi në shtëpinë e vet dhe i tuboi anëtarët e familjes dhe e fali namazin me ta. Nëse do të kishte shpërblim në formimin e xhematit të dytë në xhami, Pejgamberi s.a.v.s nuk do ta linte një gjë të tillë, sidomos në xhaminë e tij, ku shpërblimi shumëfishohet. Gjithashtu, dijetarët islamë, kanë numëruar shumë pasoja negative në lejimin e formimit të xhematit të dytë. Prandaj, duhet larguar totalisht nga formimi i xhematit të dytë në këtë rrethanë.

 (Ahsenu’l-Fetava, vol. 3, f. 322-328)

 (Imdatu’l-Fetava, vol.1, f. 295-302, Mektebe Daru’l-Ulum, Karaçi)

 (Kifajetu’l-Mufti, vol. 3, f. 148)

قال في الدر المختار: ويكره تكرار الجماعة بأذان وإقامة في مسجد محلة لا في مسجد طريق أو مسجد لا إمام له ولا مؤذن ؛ وقال في حاشية ابن عابدين: ( قوله ويكره ) أي تحريما لقول الكافي لا يجوز والمجمع لا يباح وشرح الجامع الصغير إنه بدعة كما في رسالة السندي ( قوله بأذان وإقامة إلخ ) عبارته في الخزائن : أجمع مما هنا ونصها : يكره تكرار الجماعة في مسجد محلة بأذان وإقامة ، إلا إذا صلى بهما فيه أولا غير أهله ، لو أهله لكن بمخافتة الأذان ، ولو كرر أهله بدونهما أو كان مسجد طريق جاز إجماعا ؛ كما في مسجد ليس له إمام ولا مؤذن ويصلي الناس فيه فوجا فوجا ، فإن الأفضل أن يصلي كل فريق بأذان وإقامة على حدة كما في أمالي قاضي خان ا هـ ونحوه في الدرر ، والمراد بمسجد المحلة ما له إمام وجماعة معلومون كما في الدرر وغيرها قال في المنبع : والتقييد بالمسجد المختص بالمحلة احتراز من الشارع ، وبالأذان الثاني احترازا عما إذا صلى في مسجد المحلة جماعة بغير أذان حيث يباح إجماعا ا هـ ثم قال في الاستدلال على الإمام الشافعي النافي للكراهة ما نصه : ولنا { أنه عليه الصلاة والسلام كان خرج ليصلح بين قوم فعاد إلى المسجد وقد صلى أهل المسجد فرجع إلى منزله فجمع أهله وصلى } ” ولو جاز ذلك لما اختار الصلاة في بيته على الجماعة في المسجد ولأن في الإطلاق هكذا تقليل الجماعة معنى ، فإنهم لا يجتمعون إذا علموا أنهم لا تفوتهم وأما مسجد الشارع فالناس فيه سواء لا اختصاص له بفريق دون فريق ا هـ ومثله في البدائع وغيرها ، ومقتضى هذا الاستدلال كراهة التكرار في مسجد المحلة ولو بدون أذان ؛ ويؤيده ما في الظهيرية : لو دخل جماعة المسجد بعد ما صلى فيه أهله يصلون وحدانا وهو ظاهر الرواية ا هـ وهذا مخالف لحكاية الإجماع المارة ، وعن هذا ذكر العلامة الشيخ السندي تلميذ المحقق ابن الهمام في رسالته أن ما يفعله أهل الحرمين من الصلاة بأئمة متعددة وجماعات مترتبة كروه اتفاقا ونقل عن بعض مشايخنا إنكاره صريحا حين حضر الموسم بمكة سنة 551 منهم الشريف الغزنوي وذكر أنه أفتى بعض المالكية بعدم جواز ذلك على مذهب العلماء الأربعة ونقل إنكار ذلك أيضا عن جماعة من الحنفية والشافعية والمالكية حضروا الموسم سنة 551 ا هـ وأقره الرملي في حاشية البحر ، لكن يشكل عليه أن نحو المسجد المكي والمدني ليس له جماعة معلومون ، فلا يصدق عليه أنه مسجد محلة ، بل هو كمسجد شارع ، وقد مر أنه لا كراهة في تكرار الجماعة فيه إجماعا فليتأمل ، هذا وقدمنا في باب الأذان عن آخر شرح المنية عن أبي يوسف أنه إذا لم تكن الجماعة على الهيئة الأولى لا تكره وإلا تكره ، وهو الصحيح ، وبالعدول عن المحراب تختلف الهيئة كذا في البزازية انتهى وفي التتارخانية عن الولوالجية : وبه نأخذ ( رد المحتار: ج 2 ص 342 دار المعرفة )

Tani, duke pasur parasysh normat dhe rregullat e lartëpërmendura, le t’i kthehemi pyetjes tënde specifike:

1,2) Nëse nuk e ke zënë namazin me xhematin e vërtetë, atëherë në katër rastet e para të përmendura më lartë, bashkoju xhematit. Mund të bëhesh edhe imam. Në rastin e pestë, të gjashtë dhe të shtatë, mos ju bashko xhematit të dytë, lëre më të bëhesh imam. Në vënd të kësaj mund të veprosh kështu:

a) Mundohu të zësh namazin (xhematin duke u falur) në ndonjë xhami tjetër, nëse ke mundësi,

b) Mund ta falësh namazin individualisht në të njëjtën xhamisë,

c) Mund ta grumbullosh familjen tënde dhe ta falësh namazin me ta, në xhemat.

قال في الدر المختار: ولو فاتته ندب طلبها في مسجد آخر ؛ وقال في الشامية: ( قوله ولو فاتته ندب طلبها ) فلا يجب عليه الطلب في المساجد بلا خلاف بين أصحابنا ، بل إن أتى مسجدا للجماعة آخر فحسن ، وإن صلى في مسجد حيه منفردا فحسن وذكر القدوري : يجمع بأهله ويصلي بهم ، يعني وينال ثواب الجماعة كذا في الفتح ( رد المحتار: ج 2 ص 347 دار المعرفة )

Nëse dikush nga xhematlinjtë dëshiron që të formojë një xhemat të dytë dhe insistojnë që ti t’u bëhesh imam, sqaroju atyre pozicionin hanefit rreth kësaj çështjeje. Megjithatë, nëse mund të lind ndonjë keqkuptim, atëherë mund t’i bashkohesh xhematit të dytë ose t’u bëhesh imam, pra ke një liri për këtë gjë. Kjo vjen në konsideratë vetëm nëse nuk thirret ezan për xhematin e dytë dhe imami nuk qëndron në ose paralel me mihrabin (d.m.th., në mes të safit), qoftë brenda në xhami ose në koridoret e saj.

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

Fetva e kontrolluar dhe e aprovuar nga:

Mufti Ebrahim Desai

Përktheu: Daim Abazi

(Islampress)

 

Nga e njëjta rubrike