Leximi i Kur’anit gjatë namazit duke shikuar në Mus’haf dhe du’aja gjatë sexhdes

Pyetja:

  1. A është e lejuar që të shikohet në Kur’an (Mus’haf – shën. i përkth.) dhe të lexohet një sure e caktuar, të cilën nuk e dimë përmendësh derisa falim namaz nafile (vullnetar)?
  2. A mund të bëhet du’a (lutje) në sexhde gjatë namazit farz?

Përgjigjja:

Bismi’l-lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

  1. Në parim, nuk lejohet që dikush i cili nuk di sure përmendësh të shikojë në Kur’an (Mus’haf – shën. i përkth.) dhe të lexojë ndonjë pjesë kur’ani gjatë namazit.

Nëse dikush që nuk di sure përmendësh shikon në Kur’an (Mus’haf – shën. i përkth.) dhe lexon ndonjë pjesë kur’ani gjatë namazit, namazi është jo valid. [1]

  1. Në parim, është e lejuar që të bëhet du’a (lutje) në sexhde gjatë namazit farz, nëse dikush e falë namazin farz individualisht (jo me xhematë – shën. i përkth.) [2]. Ky rregull u nënshtrohet kushteve të poshtëpërmendura:
  2. a) Du’aja duhet të jetë në arabisht,
  3. b) Du’aja duhet të jetë du’a sunnetike.

Është e këshillueshme që të mos thuhen du’a, etj., në sexhde përveç tesbihateve të porositura, ngaqë të vepruarit e një gjëje të tillë është në kundërshtim me sunnetin.

E Allahu Gjithëdijshëm e di më së miri!

Fetva nga:

Shejh Ismail Desai, e kontrolluar dhe e aprovuar nga Mufti Ebrahim Desai

Shqipëroi: Daim Abazi

(Islampress)
___________________________________

[ 1] و اذا قرأ المصلي من المصحف، فسدت صلوته و هذا قول أبي حنيفة رحمه الله تعالي، و لأبي حنيفة رحمه الله تعالي عنه وجهان : أحدهما : أن حمل المصحف، و تقليب الأوراق و النظر فيه و التفكر ليفهم ما فيه فيقرأ عمل كثير و العمل الكثير مفسد لما تبين بعد هذا و علي هذا الطريق يفترق الحال بينما اذا كان المصحف في يديه أو كان بين يديه أو يقرأ من المحراب.

الوجه الثاني: أنه تلقن من المصحف، و كأنه تلقن من معلم آخر، و ذلك يفسد الصلوة فهذا كذالك ( المحيط البرهاني، ج 2، ص 157، ادارة القرآن)

و قراءة ما لا يحفظه من مصحف و ان لم يحمله للتلقي من غيره (مراقي الفلاح مع الطحطاوي، ج 1، ص 454، دار التباع)

القراءة فيها من مصحف مفسدة ( مجمع البحرين، ص 136، العلمية)

[ 2] محمودالفتاوي لفقيه الهند حضرت المفتي أحمد الخانفوري ، ج1، ص 458، مكتبة أنور

 

Nga e njëjta rubrike