Vëllazëria sipas besimit

Islami thërret të vëllazërinë fetare (el-uhuvvetud-dinijje) nën flamurin e besimit në Një të ‎Vetmin Zot (tevhid), në Allahun e Plotfuqishëm.

Kjo vëllazëri fetare shkon përtej, të gjitha ‎dallimeve të tjera të natyrës formale, siç janë raca, klasa, ngjyra e lëkurës, origjina dhe të ‎ngjashme.

Kjo vëllazëri i lidh të gjithë muslimanët e botës (umetin musliman), ashtu që të ‎gjithë ata, pavarësisht nga dallimet racore, etnike dhe klasore, janë si një familje e madhe. ‎

Pra, kjo vëllazëri, si e këtillë, është e bazuar në një fe (din), në një besim të përbashkët ‎‎(akide), në virtyte dhe pastërti shpirtërore, në vepra të mira dhe në ide fisnike.

Ajo i lidh ‎zemrat e të gjithë muslimanëve, dhe çdo musliman gëzohet për suksesin e vëllait tjetër ‎musliman, por edhe pikëllohet për dështimin e tij, ia zgjat dorën e ndihmës kur ai ka nevojë, ‎e udhëzon kur e humb rrugën, është i mëshirshëm kur ai bën gabim, e këshillon kur ai e ‎pyet, kujdeset dhe ia ruan pasurinë dhe nderin e tij, edhe kur është i pranishëm edhe kur ‎mungon, nxiton për ta pajtuar vëllain e tij me vëllezërit e tjerë muslimanë, si dhe shmang ‎çdo gjë që mund të shkaktojë mosmarrëveshje dhe përçarje mes tyre.

Pejgamberi (savs), ka thënë:

“Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk guxon ta ‎mashtrojë, as ta gënjejë, as ta lënë në baltë!” (Tirmidhiu, 2008)
Do të thotë, shenjë e ‎vëllazërisë së vërtetë në mesin e muslimanëve është, që njëri-tjetrit t’ia dëshirojnë të mirën ‎dhe të ndihmohen me njëri-tjetrin, sepse siç thuhet në një hadith tjetër:
“Besimtarët janë ‎sikurse ndërtesa, elementet e së cilës, njëri me tjetrin janë të lidhur fort.” (Buhariu, 459)‎

Almir Fatić; Akos.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

Nga e njëjta rubrike