Përkujtohet në 101-vjetorin e vdekjes Sulltan Abdulhamidi i Dytë

Në mbarë Turqinë përkujtohet 101 vjetori i vdekjes së Sulltan Abdulhamidit të Dytë, një ndër sunduesit më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të përpiluara nga AA, Abdulhamidi, babai i të cilit është Sulltan Abdulmecidi dhe nëna Tirimüjgan Kadinefendi, ka lindur më 21 shtator të vitit 1842.

Nga mësuesit e veçantë të caktuar për edukimin e tij, ai ka mësuar persishten, arabishten, frengjishten, muzikën si dhe mësime në fusha të tjera.

Pasi që burrështetas dhe administratorë të asaj kohe dëshironin të themelojnë një administratë kushtetuese, kanë shkarkuar nga froni Sulltan Abdulazizin dhe Muradin e Pestë. Sultan Abdulhamidi i Dytë në fron ka ardhur më 31 gusht 1876.

Pas një kohe të shkurtër më 23 dhjetor 1876 u shpall kushtetuta e parë e Shtetit Osman.

Ai u ballafaqua me shumë probleme kur erdhi në fron.

Rusia më 24 prill 1877 i shpalli luftë Shtetit Osman, pasi që u refuzua Protokolli Londrës e cila përfshinte edhe sugjerimet e Rusisë.

Sukseset në disa fronte nuk arritën të ndalojnë gjendjen e përgjithshme të luftës, kjo e cila shkaktoi tërheqjen e ushtrisë turke nga frontet. Si pasojë e kësaj dhjetra mijëra emigrantë muslimanë dhe turq migruan në Stamboll dhe Anadoll.

Më 3 mars 1878 u arrit marrëveshja Ayastefanos me Rusinë. Ndërsa më 4 qershor të të njëjtit vit, Abdulhamidi i Dytë u detyrua të nënshkruaj marrëveshjen që administrimin e Qipros përkohësisht t’i jep Britanisë së Madhe.

Ai besonte se ka nevojë për kohë për rimëkëmbjen e shtetit, iu shmang luftërave të cilat përbënin një barrë të rëndë.

Abdulhamidi i Dytë gjatë sundimit të tij uli koston e shpenzimeve të pallatit, jetoi një jetë modeste larg pallatit.

Ai i dha përparësi shlyerjes së borxheve të jashtme të cilat i mori përsipër nga sunduesit e mëparshëm.

Politika themelore e tij ishte që të punojë në drejtim të përforcimit të lidhjeve të tij me botën islam, Sulltan Abdulhamidi i Dytë, me anë të mbështetjes financiare të marrë nga Gjermania, linjën e trenave Haydarpaşa-Izmir e zgjati deri në Ankara në vitin 1888. Më pas edhe linjën që do të lidh Ankaranë me Bagdadin në vitin 1902 ua dha gjermanëve.

Politika e jashtme e Sulltan Abdulhamidit

Aspekti më i suksesshëm i sulltanit ishte politika e jashtme. Themeloi një lloj qendre informacioni në pallat për të ndjekur nga afër zhvillimet politike në botë. Të gjitha shkrimet dhe raportet që vinin nga përfaqësitë e jashtëm tek sulltani në lidhje me Turqinë dhe gjithë botën, mblidheshin dhe vlerësoheshin në këtë qendër.

Ishte ndër sunduesit osman që ka përdorur më së shumti titullin e kalifit, me ç’rast dërgoi studiues fetarë në Afrikën Jugore dhe Japoni për të përhapur Islamin. Ndërtoi linjën hekurudhore Hixhaz, nga Damasku në Mekë.

Një ndër çështjen në të cilat këmbënguli dhe arriti sukses të pjesshëm, Abdulhamid i Dytë, ishte çështja e Palestinës. Cionistët, apeluan tek Abdulhamidi duke kërkuar krijimin e një shteti hebre në Palestinë dhe e njoftuan se do ta paguajnë borxhin e jashtëm të shtetit. Ai nuk e pranoi këtë ofertë, por edhe mori masa parandaluese që hebrenjtë të shkojnë dhe të vendosen në Palestinë.

Hapa të rëndësishme në shumë fusha, përfshirë arsimin dhe sportin

Në periudhën e tij janë hedhur gjithashtu hapa të rëndësishme në shumë fusha, përfshirë arsimin dhe bujqësinë.

Mes viteve 1876-1908 janë hapur qindra shkolla në nivele të ndryshme.

Klubet gjigande aktuale të Ligës Turke, Fenerbahçe, Galatasaray dhe Beşiktaş, janë themeluar në vitet e sundimit të Abdulhamidit të Dytë.

Ai urdhëroi përgatitjen e koleksioneve albumesh me fotografi të Stambollit dhe qytetet tjera të perandorisë.

Ndër fushat tjera në të cilat ai përkushtoi vëmendje të veçantë ishin edhe fushat e shëndetësisë dhe ndihmave sociale. U themeluan Shkolla e Mjekësisë Haydarpaşa, Spitali Etfal Şişli me paratë e tij.

Në periudhën e tij në mbarë vendin u themeluan dhoma të tregtisë, bujqësisë dhe industrisë.

U themeluan linja telegrafike drejt Hixhazit dhe Basrës, u rrit numri i shkollave ushtarake. Sipas shembujve perëndimorë, institucioni i policisë u riorganizua.

Pas zhvillimeve në Ballkan, oficerët turq detyruan atë që të shpall Kanun-i Esasi (kushtetutë). Ai më 23 korrik 1908 shpalli se sërish e ka futur në fuqi kushtetutën. Kjo periudhë e njohur si II. Meşrutiyet (konstitucionalizëm) përshpejtoi shpërbërjen e perandorisë ndryshe nga ajo që pritej.

Më 5 tetor 1908, Perandoria Austro-Hungareze pushtoi Bosnjë e Hercegovinën për të parandaluar dërgimin e anëtarit në kuvendin osman. Të njëjtën ditë Bullgaria shpalli pavarësinë. Pas një dite Kreta njoftoi se i është bashkuar Greqisë.

Sipas kalendarit të vjetër më 31 mars (13 prill 1909) shpërtheu një rebelim në Stamboll, që vazhdoi 11 ditë në mënyrë të përgjakshme.

Më 27 prill 1909, Asambleja Kombëtare (Meclis-i Umumi-i Milli) nën kryesimin e Said Pashës, vendosi përfundimin e kalifatit dhe sundimit të Abdulhamidit të Dytë.

Kur u shkarkua nga froni, së bashku me 38 persona, përfshirë familjen e tij, me një tren të veçantë u dërgua në Selanik. Më pas më 1 nëntor 1912 u vendos të kthehet në Stamboll në Pallatin Beylerbeyi. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi këtu.

Ai ndërroi jetë më 10 shkurt 1918, ndërsa me ceremoni të veçantë u varros në tyrben e Mahmudit të Dytë në Stamboll.

 

Nga e njëjta rubrike