Erdogan: FMN, kurrë më e nevojshme për Turqinë

Turqia nuk ka ndërmend të përdorë shërbimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, e as të marrë kredi apo hua prej këtij institucioni – tha Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan, teksa komentoi sulmin qeë iu bë lirës turke muaj më parë nga spekullatorët e Wall Street-it.

Duke e vlerësuar si të tejkaluar atë krizë, Erdogan tha se Turqia është e vendosur që të mos i drejtohet përsëri Fondit Monetar Ndërkombëtar për këshilla apo kredi.

“Ne kemi mbyllur faqen me kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe, me vullnetin e Zotit, kurrë do nuk hapet më”,tha kreu i shtetit turk, duke folur para grupit parlamentar të partisë tij.

“Turqia më 2013-ën pagoi pjesën e fundit të borxhit të saj ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nuk do të marrë më kredi prej saj”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

Nga e njëjta rubrike