Muslimanët në Holandë kërkojnë siguri kundër sulmeve ndaj xhamive

Muslimanët në Holandë kërkojnë që të merren masa të sigurisë kundër sulmeve ndaj institucioneve islame dhe xhamive të cilat kryhen nga racistët dhe mbështetësit e organizatës terroriste.

Muslimanët të shqetësuar nga sulmet islamofobike që janë në rritje në vitet e fundit në këtë vend, kërkojnë që masat e sigurisë të merren jo vetëm në Amsterdam por në mbarë vendin.

Ata duhet të mbrohen jo vetëm nga racistët por edhe nga pjesëtarët e PKK-së, shpresojnë që të kryejnë obligimet e tyre fetare në xhamitë në mënyrë të sigurtë dhe të qetë.

Ali Dede Taş, kryetari i Fondacioni për Shërbime Geylani në qytetin Rotterdam, në deklaratën për AA tha se besimtarët që vijnë në xhami për kryerjen e adhurimeve dhe fëmijët për t’u arsimuar janë të shqetësuar. Sipas tij, në të gjitha xhamitë në mbarë vendin duhet të merren masa të sigurisë.

“Që nga sulmet e vitit të kaluar ndaj xhamisë sonë çdo herë përjetojmë shqetësime ‘vallë dikush do të hedh diçka brenda’. Shteti duhet të marrë masa kundrejt sulmeve në një kohë të shkurtër pa pritur të ndodhë diçka”, tha ai.

“Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në xhami në mënyrë të sigurtë. Edhe pse bëjmë gjithçka që mundemi, jemi të shqetësuar. Disa shokë tanë nuk mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në xhami për shkak të mungesës së sigurisë ndaj jetës”, tha Orhan Keleş, një nga besimtarët që frekuenton xhaminë e këtij fondacioni.

“Qeveria e Holandës nuk dënoi rastin kur xhamia jonë vitin e kaluar ishte cak i një sulmi racist, nuk vendosi masa të sigurisë si dhe nuk dha asnjë deklaratë qetësues. Sinagogët në mbarë vendin janë nën mbrojtjen e shtetit. Ne nuk jemi kundër asnjë religjioni, edhe ata duhet të mbrohen por pse xhamitë që sulmohen nuk mbrohen”, tha ai mes tjerash.

Imami i xhamisë Ayasofya i Federatës Turke në Holandë në qytetin Dordrecht, Feyzi Güner, tha se janë të shqetësuar nga sulmet ndaj xhamive. Ai thotë se nga zyrtarët kanë kërkuar që të merren masa të sigurisë për të gjitha xhamitë në vend pa diskriminuar asnjë xhami.

“Shpresojmë që masat e sigurisë që do të merren për xhamitë në Amsterdam të merren edhe në qytetin Dordrecht, për sigurinë e besimtarëve dhe që të mund t’i kryejmë adhurimet tona në mënyrë të qetë”, tha një nga besimtarët që frekuenton këtë xhami.

“Jemi të shqetësuar për shkak të sulmeve që kemi përjetuar. Do të jemi të kënaqur nëse masat e sigurisë merren në mbarë vendin”, tha Ali Atmaca, një tjetër besimtar.

Femke Halsema, kryebashkiakja e Amsterdamit, në një letër dërguar kuvendit të bashkisë javën e kaluar, shkroi se institucionet islame dhe xhamitë në kryeqytet do të mbrohen për shkak të mundësisë së lartë për një kërcënim islamofobik.

Simpatizantë të organizatës terroriste PYD/PKK në një sulm ndaj xhamisë së Fondacionit për Shërbime Geylani vitin e kaluar, kishin thyer dritaret e xhamisë ndërsa në muret e saj ishin shkruar mbishkrime të lidhura me organizatën terroriste.

Ndërsa në sulmin ndaj xhamisë Ayasofya në Dordrecht në vitin 2016 nga simpatizanë të PKK-së ishin lënduar 2 persona, ndërsa xhamia pësoi dëme materiale.

(AA)

Nga e njëjta rubrike