Kritikonte hapur fenë islame, politikani konvertohet në mysliman

Një ish-politikan holandez nga Partia e Lirisë e Djathtë e Geert Wilders (PVV) ka njoftuar konvertimin e tij të papritur në Islam. Van Klaveren u bë i njohur për kritikat e vazhdueshme për Islamin dhe u zgjodh në Parlament në vitin 2010, nga mbështetësit anti-mysliman të Wilder.

Gjatë gjithë qëndrimit të tij në politikë, Van Klaveren u bë i njohur vetëm për deklaratat e tij antiislame. Herë pas herë ai shprehej se Islami ishte një gënjeshër, libri i shenjtë Kurani ‘ helm’, ndërsa profeti Muhammed mashtrues.

Pasi braktisi politikën, ai u rikthye me një shkrim kritik mbi Islamin, ndërsa të hënën njoftoi konvertimin e tij në mysliman.

“Gjatë asaj shkrese kam hasur me gjëra që tronditën vizionin tim për Islamin,” tha ai në një program radiofonik holandez.

(Mediet)

Nga e njëjta rubrike