Aplikacion interneti hallall vetëm për muslimanët

Një kompani në Malajzi po përmbush këkesat e përdoruesve të internetit për një krijimin e një program që është në përputhje me vlerat islame.

SalamWeb është emri i programit që ofron një eksperiencë tjetër në internet për myslimanët.

Aplikacioni përfshin mesazhe, lajme dhe veçori të tjera.

Sipas Hasni Zarina Mohamed Khan, drejtor menaxhues i Salam Web, aplikacioni kryesisht përdoret në Malajzi dhe Indonezi.

“Ne duam ta bëjmë internetin një vend më të mirë,”-tha ai. “Ne e dimë që interneti ka të mira dhe të këqija, ndaj SalamWeb ju jep mundësi për të përzgjedhur më të mirën.”

Qëllimi i kompanisë është të tërheqë 10% të 1.8 miliardë myslimanëve në botë.

“Ne po nxisim vlera univerzale, edhe pse SalamWeb ka në shenjestër myslimanët, mund të përdoret nga të gjithë,”-shtoi Hasni Zarina. “Interneti mund të jetë i dëmshëm, ndaj është e qartë se kemi nevojë për një alternativë.”

SalamWeb mbështetet shumë në përmbajtjen që do shohin përdoruesit e internetit, ku do shënohen me sinjale paralajmëruese faqet e internetit që përmbajnë lojëra bixhozi dhe përmbajtje për të rritur.

(Alsat-m)

Nga e njëjta rubrike