Nijjeti për namaz duhet bërë gojarisht a me zemër

Pyetja:

Si duhet bërë nijjeti për namaz, gojarisht apo me zemër?!

Përgjigjja:

Bismi’l-lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Është parakusht (shart) i namazit që nijjeti (qëllimi) të bëhet me zemër. [1] Megjithatë, është mustehab (e preferuar) që ai të bëhet edhe gojarisht, pra me fjalë. [2] (pa mos e ngritur zërin – shën. i përkth.)

Për më tepër, fukahatë (juristët islamë) kanë deklaruar se një nijjet i tillë (pra nijjeti me fjalë) duhet të jetë në kohën e shkuar, për shembull: “Vendosa që të fali këtë ose atë namaz …” [3]

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

Fetva nga:

Meulana Ismail Desai, e kontrolluar dhe e aprovuar nga Mufti Ebrahim Desai

Përktheu: Daim Abazi

_________________________________________
[1] و الخامس النية بالاجماع و هي الارادة لا مطلق العلم و المعتبر فيها عمل القلب اللازم للارادة – الدر علي التنوير، ج 1، ص 415-414، ايج ايم سعيد
[2] – و التلفظ بها مستحب هو المختار و تكون بلفظ الماضي – الدر علي التنوير ، ج 1، ص 417، ايج ايم سعيد
[3] مثل نويت صلوة كذا – رد المحتار، ج 1، ص 416، ايج ايم سعيد

Nga e njëjta rubrike