Arabia Saudite: Princi Salman me ndryshime radikale në rrafshin e argëtimit

Koncert nga Mariah Carey, në zemër të Hixhazit.

Mariah Carey, një nga artistët më të famshëm në botë, sonte pritet të shfaqet në Arabinë Saudite për herë të parë, ku do të mbaj një koncert për të dyja gjinitë – shkruan USA TODAY, përcjel IKRE.

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, për të përmirësuar ekonominë në vend dhe për të transformuar shoqërinë, ka filluar të zhbllokon kufizimet mbi argëtimin, muzikën dhe kinematë.

Disa aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se koncerti i Maria Carey është një përpjekje nga qeveria për të zbukuruar imazhin e saj pas vrasjes së Jamal Khashoggi në 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll, përcjell IKRE.

Në njërën anë, kjo përpjekje e Princit Selman nga perëndimorët shihej si një përpjekje pozitive, ndërsa nga bota islame si një përpjekje për të çnderuar vendin ku kanë zanafillën tradita Islame, duke përfshirë dhe traditën e profetit Muhammed s.a.v.s.

i.a.

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike