Zekati për vilë

PYETJE:

Kam trashëguar një vilë, e cila në fakt është një hapësirë e tepërt jetese, andaj më intereson qëndrimi islam mbi posedimin e një vile të tillë dhe detyrimet pronësore eventuale, siç është dhënia e zekatit për të.

 

PËRGJIGJE:

Nëse atë vilë të trashëguar ju nuk e jepni për shfrytëzim me qira, por e përdorni kohë pas kohe, nuk jeni të detyruar të jepni zekat për të. Nëse, megjithatë, e jepni me qira, atëherë nga fitimi i realizuar ju duhet t’i ndani 2.5% për zekat, nëse e arrin nisabin. Ky zekat duhet të jepet menjëherë me marrjen e shumës së qirasë, pasi të zbriten shpenzimet e bëra në lidhje me atë pronë.

Nëse shuma e fituar nuk e arrin nisabin, por ju posedoni edhe prona të tjera për zekat, si para, mallra tregtie, aksione, etj., ju jeni të detyruar t’i llogaritni të gjitha së bashku, dhe nëse e arrijnë nisabin dhe janë në posedimin tuaj për një vit, ju jeni të detyruar të jepni zekat 2,5% të vlerës totale të pronës.

 

Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviq

Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës dhe Hercegovinës

Përktheu: Miftar Ajdini

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike