Kryeqendrat e Shtetit Osman

BURSA: Me marrjen e qytetit Bursa nga Orhan Bej në vitin 1326 u bë kryeqyteti i parë e Shtetit Osman. Bursa nga viti 1326 deri në vitin 1365 ka qenë kryeqyteti i shtetit Osman.

EDIRNE: Nga viti 1365 deri në vitin 1453 ka qenë kryeqyteti i shtetit Osman. Afërsisht 88 vite ka kryer këtë detyrë ky qytet nga ku u planifikua edhe çlirimi i Stambollit.

STAMBOLL: Me çlirimin e Stambollit nga Fatih Sultan Mehmeti në vitin 1453 e deri në fund të këtij shteti madhështorë ka qenë kryeqytet. Afërsisht 470 vite ka qenë kryeqytet.
Në disa burime të tjera flitet se kryeqyteti i parë ka qenë Söğüt por kjo nuk vërtetohet pasiqë Söğüt ka qenë më tepër si komunë (kasaba).
Më pas İzniku por edhe për këtë ka thënie që nuk ka qenë në rangun e një kryeqyteti.

Ardit Hoxhallaku

 

Nga e njëjta rubrike