Një shembull i bukur i politikës dhe udhëheqjes islame nga jeta e Omerit r.a.

Kur muslimanët çliruan Irakun, toka nuk u mor si plaçkë lufte por iu la irakianëve ta punojnë me kusht që të paguajnë një shumë të caktuar vjetore në varësi të prodhimit si tatim për tokën ‘haraç’.

Njëherë tubuesi i tatimit u vonua me sjelljen e ‘haraçit’ andaj Omeri e pyeti për arsyen. Ai tha se dëshiroi t’ua lehtësoj banorëve dhe priti deri në kohën e korrjes në mënyrë që me shitjen e një pjese të prodhimit të tyre banorët të tubojnë paratë për të paguar tatimin. Omerit kjo i pëlqeu dhe tha: “Asnjëherë nuk do të ndërroj nga posti jot.” (Kitab el-Emval’ nga Ebu Ubejda)

Vetëm katër ditë para se të vritet, Omeri i paralajmëroi dy nga ministrat e tij që ishin të caktuar me udhëheqjen e Irakut, Osman ibn Hunejfe dhe Hudhejfen, për shumën e madhe që ishte tubuar si haraç. U tha të rishikojnë politikën e tyre dhe të mos e mbingarkojnë vendin dhe banorët e tij. Ata e vërtetuan se kanë marrë vetëm atë që është e lehtë për t’u këmbyer  dhe se toka mund të jap akoma më shumë.

Duke parë se është tubuar një shumë e madhe, Omeri tha: “Nëse Allahu më shëron, do të mundohem që vejushat e Irakut, pas meje, të mos i shkojnë askujt për ndihmë: (Buhariu).

Ky është një mësim për udhëheqjen, ku në asnjë akademi apo shkollë nuk do ta mësoni.

Perktheu: A. D.

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike