Fondacioni Maarif dhe Diyanet nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe një nga krerët e Fondacionit Diyanet (TDV) Ali Erbaş dhe kryetari i Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) Birol Akgün nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe arsimit, si dhe të luftës kundër struktuarve të cilat abuzojnë me fenë, në mesin e të cilave është organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e nënshkrimit të protokollit u mbajt në Ankara, kurse Erbaş me këtë rast theksoi se Kryesia e Çështjeve Fetare çdo vit në Turqi dhe jashtë vendit organizon konferenca me fokus në temat fetare, kurse vëmendje të posaçme i kushton luftës kundër organziatave që abuzojnë me fenë, përfshirë FETO-n.

Ai shprehu mirënjohje për përpjekjet që TMV-së bënë për arsim jashtë kufijëve të Turqisë dhe konsideron se në kuadër të bashkëpunimit njerëzve duhet që në menyrën e duhur t’u përcillen njohuritë rreth çështjeve fetare, si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj, dhe të pengojnë përhapjen e islamofobisë.

Erbaş rikujtoi se këto përpjekje janë intensifikuar pas tentimit për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.

“TDV dhe TMV do të bashkojnë forcat për t’u ofruar arsimim të gjithë fëmijëve si në vend ashtu edhe jashtë tij”, ka thënë Erbaş.

Ndërkaq, Akgün deklaroi se Turqia ka disa institucione që veprojnë në fusha të ndryshme, ku në mesin e tyre më të theksuara janë Diyaneti dhe TDV-ja.

Me këtë protokoll synohet ndarja e përvojave dhe informacioneve në fushën e veprimit dhe vlera për ngritje në nivele më të larta.

“Lufta më efikase kundër FETO-s dhe organizatave të ngjajshme është të mos u lejohet fushë veprimi. Fakti se institucionet e tjera nuk ishin të forta sikur ne, ndoshta është një nga arsyet e rritjes të këtyre strukturave. Me këtë bashkëpunim, përmes kanaleve të rregullta dhe metodave do t’u përçojmë mesazhet e duhura njerëzve dhe jashtë vendit do të prezantojmë vlerat për të cilat është përkushtuar Turqia”, ka thënë Akgün.

 

Nga e njëjta rubrike