Turqi, tradita e larjes së kuajve dhe lopëve në ujëra termale

Burimet natyrore të ujit të nxehtë në fshatin Budakli pranë Bitlisit në juglindje të Turqisë, gjatë verës mirëpresin qindra njerëz të cilët vijnë për trajtim mjekësor, ndërsa në kohën e dimrit janë shumë të mirëseardhura për banorët lokalë të cilët lajnë kuajt dhe bagëtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një burim uji prej 40 gradë Celsius, i cili si i tillë është jashtëzakonisht i dobishëm për kuajt dhe bagëtinë gjatë dimrit, kur temperaturat e ajrit shkojnë në 15 gradë nën zero.

Banorët lokalë janë të bindur se vetitë shëruese të ujit të ngrohtë bëjnë bagëtitë të përfitojnë në shëndet në këto ditë të ftohta të vitit.

Në mënyrë që të japin sasi më të mëdha të qumështit, i cili njëherësh do të jetë edhe më cilësor, si dhe për të mbajtur kuajt e tyre në formë të mirë, fermerët për çdo ditë lajnë lopët dhe kuajt në ujërat e ngrohtë.

Të vegjlit që kanë më shumë guxim, gjithashtu përfitojnë nga mundësia për t’u larë në ujërat e ngrohtë të liqenit të rrethuar ne dëborë, pamje këto që tërheqin vëmendjen e fotoreporterëve.

Nga e njëjta rubrike