‎“… Kiameti do të bëhet kur nëna e lind zotërinë e saj”‎

Fëmija e klasës 6 me vetulla të ndukura, me grim, me thonj të mëdhenj të rregulluar, me ‎llak, me frizurë, me triko të ngushtë. Lum për ata prindër, të cilët fëmijët e tyre “me kohë “i lëshojnë” ‎të shkojnë, e pastaj pas një viti apo dy, fillojnë të ankohen se fëmija i tyre ka bërë ‎fëmijë. Fëmijët po na puthen para shkollave, po frekuentojnë nëpër kafene dhe ‎diskoteka, fëmijët po na ecin lakuriq, subhanallah.‎

Nëse ata fëmijë vetë nuk mund të vetëdijesohen, shtrohet pyetja, ku është vetëdija e ‎prindërve të tyre? ‎

Ruani fëmijët, ruani ata, sepse i keni amanet për të cilin do të përgjigjeni! Pastaj, kur ‎disa prindër thonë: “Unë, nuk mund t’i bëj asgjë atij!”‎

Subhanallah, dëgjoni, prindi nuk po mund t’i bëjë asgjë fëmijës së tij!‎

Të dashur prindër, zgjohuni, kjo është prej parashenjave të Kiametit, kur nëna e lind ‎zotërinë e saj. Dhe kjo sot është duke ndodhur me shumicë. ‎

Të dashur prindër, mos lejoni që fëmijët tuaj t’u menaxhojnë juve, në vend se ju t’i ‎menaxhoni ata. Dhe mbani mend, ju do të përgjigjeni për edukimin e fëmijëve tuaj!‎

‎/novihorizonti.ba/‎

Përkthim: Miftar Ajdini

Nga e njëjta rubrike