Rukuja dhe sexhdeja ilaç kundër sëmundjeve psikike

Dr. AbduldaemAl-Kaheel

Sipas rezultateve të hulumtimeve shkencore, përkulja dhe përulja e trupit që bëhet gjatë namazit bënë që të forcohen muskujt e barkut, këmbëve dhe kofshëve. Pozita e trupit në namaz përmirëson edhe aktivitetin e traktit të zorrëve, kështu ndihmon në problemin e lirimit të zorrëve. Rukuja dhe sexhedeja ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë qarkullimin e tij në të gjitha pjesët.

Duke shikuar në aspektin fiziologjik, sexhdeja është një aktivitet truporë që mundëson lirimin  nga stresi dhe ngarkesa negative e trupit, përmirëson aftësitë psikofizike, aktivizon qarkullimin, përmirëson koncentrimin dhe e edukon njeriun për durim dhe qëndrueshmëri.

Derisa besimtarët bien në sexhde, janë më afër Zotit të tyre. Të gjitha krijesat bëjnë sexhde dhe i nënshtrohen Allahut të Madhërishëm duke përfshirë këtu edhe Diellin, Hënën, yjet, drunjtë dhe çdo qelizë në trupin po edhe çdo atom në këtë univers të gjerë.  Me çdo sexhde të bërë, Allahu na i shton derexhetë dhe na ngre në grada të larta shpirtërore.

Të mendojmë pak për shembullin e atyre njerëzve të cilët Allahu i lavdëron në Kuran: “Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjeshtë në Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë (të këqija), ata përgjigjen (me mirësi): “Paqe!”, dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë.” (Furkan, 63 – 64).

Cili është shpërblimi për rënien në sexhde gjatë orëve të natës? Allahun na e jep përgjigjen për këtë në të njëjtën sure: “Njerëz të tillë do të shpërblehen me xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe. Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!” (Furkan, 75 – 76).

Të mendojmë për atë se si Allahu i Madhërishëm e ndërlidh aktin e sexhdes dhe cilësinë e durimit, çka është një argument shtesë se sexhdeja është ilaç për tensionin nervor dhe i ndihmon njerëzit të jenë të durueshëm dhe të qëndrueshëm

Burimi:  Akos.ba

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike