Me shtatë vjet bëhet hafëze e Kur’anit vajza e verbër nga Gaza

Vajza nëntë vjeçare, Sexha Hula nga Gaza, është e verbër plotësisht. Ajo, përpos që ka mësuar tërë Kur’anin përmendsh, ka mësuar përmendsh edhe veprën e Imam Malikut “Elfije”, që është me njëmijë vargje nga fusha e gramatikës, si dhe veprën tjetër me rregulla të texhvidit “Et-Tuhfetul-atfal” të Xhezarijjut.

Kur’anin kishte filluar ta mësojë duke qenë në moshën katër vjeçare, kurse me shtatë vjet e mëson përmendsh komplet Kur’anin. Ajo, për tërë ato që ka mësuar, posedon edhe ixhazet (diplomë).

Hula kishte lindur e verbër, pasi që nëna e saj, gjatë shtatzënisë, ishte sulmuar me fosfor të bardhë, kur gjatë sulmit të Gazës, forcat okupuese izraelite e kishin hedhur atë.

(Islampress)

Nga e njëjta rubrike